Connect with us

Afrika

Epidemia e Ebola-s bën kërdinë në Kongo : Mbi 400 të vdekur

Published

on

Epidemia e Ebola-s bën kërdinë në Kongo » Mbi 400 të vdekur

Autoritetet e shëndetësisë në Republikën Demokratike të Kongos njoftuan se tejkaluan barrierën e 400 vdekjeve, gjatë epidemisë së 10-të temperaturës nga ky virus. Bëhet fjalë për dy krahina të prekura, n pjesën lindore dhe verilindore të shtetit Afrikan.

Ministria e shëndetësisë ka deklaruar se «që nga fillimi i epidemisë, numri i rasteve ishte 658, prej të cilëve 609 janë të konfirmuara dhe 49 besohet se mund të jenë raste të mundshme. Numri i vdekjeve deti tani ka arritur në 402, në krahinat Kivu i veriut dhe Ituri.


Epidemia e Ebola-s bën kërdinë në Kongo » Mbi 400 të vdekur POST

Në të njëjtin burim janë regjistruar gjithashtu dhe rastet e «237 personave që u rikuperuan» ndërsa «200 raste të dyshimta po analizohen akoma». Ministria e shëndetësisë ka quajtur «zhvillim pozitiv» për sa i përket epidemisë në Beni, ku nuk u shfaq asnjë rast i tillë më.

Që nga fillimi i vaksinimeve, me datë 8 gusht 2018, janë vaksinuar 60.460 persona nga të cilët 19952 ishin në Beni, ky numër buron nga statistikat e ministrisë së shëndetësisë. Është hera e dhjetë që Demokracia e Kongos goditet nga nj epidemi e tillë.


Më të lexuarat