Connect with us

Greqi

Episode serioze dhe lëndë kimike midis refugjatëve dhe policisë greke në Selanik

Published

on

Episode serioze dhe lëndë kimike midis refugjatëve dhe policisë greke në Selanik

Pas disa orëve qetësie, kanë filluar përsëri përleshjet midis emigrantëve protestues dhe policisë greke. Forca të shumta të policisë gjenden në terren për tu përballur me refugjatët që kërkojnë të largohen me çdo kusht nga Greqia.

Refugjatët ishin nisur në mënyrë masive për të protestuar për largimin e tyre të menjëhershëm nga toka greke nëpërmjet kufirit. Kërkesa e tyre kryesore është: «Duam të na lejojmë të lëvizim në drejtim Evropës, pasi këtu nuk ka më asnjë shpresë për ne». Pjesa dërrmuese e tyre duan të emigrojnë në Gjermani.

Sipas informacioneve, në vendngjarje ndodhen 700 me 800 protestues të cilët përleshen me forcat e rendit. Policia ka vepruar menjëherë duke përdorur gaz lotsjellës dhe lëndë të tjera kimike.

Demonstruesit janë  kryesisht gra dhe fëmijë të vegjël. Ata kanë tentuar të thyejnë kordonin policor duke u përleshur me ta. Kjo ka sjellë si rezultat reagimin e menjëhershëm të forcave të sigurisë duke përdorur gaz lotsjellës dhe granata shkëlqyese.

Refugjatët kishin vajtur në zonë pas një thërritje që u ishte bërë nga rrjetet sociale. Autoritetet thonë se pas kësaj çështje fshihen vetë trafikantët.

Ministria e Emigracionit ka deklaruar se do të përdorë çdo mjet që ka në dispozicionin e saj për të bindur refugjatët të kthenen në qendrat e mikpritjes. Më tej ajo kishte shtuar se ishte e pa mundur të lejoheshin të kalonin kufirin e Maqedonisë së Veriut.


Më të lexuarat