Epoka e zhvillimit të shpejtë Ekonomik ka mbaruar

Sipas PWC epoka e zhvillimit të shpejtë Ekonomik ka mbaruar pasi ritmi i Ekonomisë në SHBA parashikohet të ulet nga 2,8% në 2,3% gjatë vitit 2019.

Ekonomia Botërore pritet të ngadalësohet gjatë vitit 2019. Ndërsa vendet e G7 po rikthehen një zhvillimi me norma mesatare të qëndrueshme. Kjo buron nga projeksionet e paraqitura në raportin e Global Economy Watch të PWC.

Epoka e zhvillimit të shpejtë Ekonomik ka mbaruar CHART

Pwc parashikon se rritja e zhvillimit në disa nga Ekonomitë më të mëdha është vënë re gjatë fundit të vitit 2016 dhe fillimit të vitit 2018. Zhvillim i cili tashmë ka arritur në fundin e tij. Në SHBA pritet të dobësohet vrulli që u dha nëpërmjet stimujve fiskalë.

Normat e interesit në rritje pritet të ulin shpenzimet e konsumatorëve. Por, dollari do të vazhdojë të ketë ndikim negativ në Eksportet e pastra. Sipas PWC zhvillimi në Shtetet e Bashkuara parashikohet të ulet nga rreth 2,8% në 2,3% për vitin 2019.

Epoka e zhvillimit të shpejtë Ekonomik ka mbaruar

Akoma edhe Kina pritet të shënojë një rënie në krahasim me vitin 2018.  Përkundër faktit se qeveria do të përpiqet të përkufizojë zhytjen vertikale të Ekonomisë në nivelin minimal. Ndikimi i detyrimeve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara si dhe nevoja për menaxhimin e borxhit mund të ngadalësohet deri në një masë gjatë vitit 2019.

Tregu i punës në ekonomitë e zhvilluara pritet të vazhdojë në një nivel margjinal. Me papunësinë në rënje të mëtejshme akoma dhe mbas reduktimit të vendeve të reja të punësimit. Si rezultat pritet një rritje pagash por dhe krijimin e disa vështirësive për bizneset që kërkojnë drejtues me përvojë.

PWC  parashikon se papunësia do të ketë një ulje të mëtejshme në Shtetet e Bashkuara dhe Gjermani. Vende në të cilat ritmi i rritjes së vendeve të punësimit mbetet i lartë.

Sipas Ekonomistit të PWC Barret Kupelian :<<Krijimi i 4,5 milionëve  vendeve pune në disa Ekonomi të zhvilluara ishte lajmi më i rëndësishëm ekonomik për vitin e kaluar. Parashikojmë se kjo rritje gradualisht do të dobësohet në vitin 2019. Normat e papunësisë në disa Ekonomi si ajo e SHBA, Kanadasë dhe Gjermanisë do arrijnë nivelet dhe ritmet fillestare me një ritëm të rritjes së pagave në rritje graduale.

Në rastin e një dalje të kontrolluar të Britanisë së Madhe nga EU, atëherë parashikohet së do të ketë dhe rënje të papunësisë. Përkundrazi, një dalje e saj në mënyrë jo normale mund të çojë në një rritje të konsiderueshme të papunësisë>>.

Mbretëria e Bashkuar në Ulje

Mbretëria e Bashkuar pritet të s’kualifikohet nga renditja e Ekonomive më të mëdha në botë. Por India dhe Franca pritet të kapërcejnë në përmasa Ekonomike Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit 2019. Duke e s postuar atë nga vendi i pestë në vend të shtatë në  renditjen Globale. Ndërrimi i renditjes ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës është tashmë një fenomen normal.

Kjo ndodh për shkak të niveleve të barabarta të zhvillimit dhe pothuajse një inflacioni të njëjtë. Por ngritja e Indisë në këtë renditje besohet se mund të jetë e përhershme. Sipas PWC rritja reale e PBB-së në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Indi pritet të arrijnë 1,6%, 1,7% dhe 7,6% respektivisht gjatë vitit 2019.

India është Ekonomia më e shpejtë në rritje me një popullsi të madhe. Ajo ka shumë karakteristika pozitive për zhvillim për shkak të nivelit të ulët të ardhurave për kokë. Është pothuajse e sigurte se ajo do të vazhdojë trendin e saj duke u ngritur në Ekonominë Globale të PBB-së gjatë dekadave të ardhshme.

Reklama

Beni nje koment

Jul lutem shtoni komentin tuaj
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu