Connect with us

Turqia

Erdogani: Ai që do të vijë për të na përzënë nga Stambolli do të kthehet në arkivol

Published

on

Ai që do të vijë për të na përzënë nga Stambolli do të kthehet në arkivol

Gjatë një fjalimi në Dardanele, ai i ishte referuar Stambollit, duke thënë : «Stambollin nuk do të mundeni kurrë ta bëni Kostandinopojë. Ne ndodhemi në këtë vend këtu e 1000 vite. Kushdo qoftë ai që do të tentojë të na largojë nga këtu do të largohet në arkivolin e tij, siç ka ndodhur dhe gjatë së kaluarës».

Sipas transmetimeve të mediave turke, Presidenti Turk i ishte referuar çështjes së egjeut dhe zhvillimeve në mesdheun lindor.

«Në Qipro po provokojnë durimin tonë, pasi po shkelen të drejtat tona», tha ai në mënyrë karakteristike, dhe shtoi «në egje po provokojnë durimin tonë pasi po përpiqen të na kufizojnë që të mos kemi mundësi të shkelim aty».

Në të njëjtën kohë, Presidenti Turk duket se ka dërguar dhe një mesazh tjetër për terroristin e Zelandës së Re. Ai kishte thënë: «Provokojnë vendin tonë akoma dhe nga 1600 kilometra larg, nga Zelanda e Re».

Gjithashtu, ai kishte vazhduar konfrontimin e tij me djalin e Benjamin Netanyahu-t rreth çështjes së Stambollit, duke krahasuar fjalët e tij me manifestin e maniakut nga Zelanda e Re.

«Ata janë të njëjtë, ushqehen nga i njëjti burim», Kishte thënë ai.


Më të lexuarat