Connect with us

Turqia

Erdogani humbet Ankaranë, Izmirin dhe Stambollin në zgjedhjet lokale

Published

on

Erdogani humbet Izmirin dhe Stambollin në zgjedhjet lokale

Rexhep Taip Erdogan ka dalë i humbur nga zgjedhjet lokale. Ai ka humbur kryeqytetin e Turqisë ndërsa Stambolli po zhvillohet në një thriler. Kandidati qeveritar, njëkohësisht dhe ish Kryeministër, Binali Yıldırım, kishte dalë dhe kishte deklaruar fitoren e tij me një diferencë prej 0,1% kundrejt kundërshtarit të tij. Numërimi i votave po zhvillohet akoma.

Rexhep Taip Erdogan deklaroi se ishte i gatshëm të ecte përpara me reformat, duke përkthyer rezultatin e zgjedhjeve në zgjedhjet lokale si një mbështetje nga ana e qytetarëve.

Presidenti Turk deklaroi se zgjedhjet ishin të lira dhe se: «në demokraci diku fiton dhe diku humbet». Referenca e tij ishte për të jusifikuar humbjen e përfaqësuesit qeveritar në kryeqytetin e Turqisë, Ankaranë. Në të njëjtën kohë në Stamboll ishte numëruar rreth 93% e votave në njërën njësi.

Me sa duket, Stambolli konsiderohet si një qytet i rëndësishëm për Presidentin Turk.

Erdogani kishte përshëndetur pjesëmarrjen e gjerë në zgjedhjet lokale duke theksuar se partia e tij ishte fituesi i  madh. «Turqia në mars ka arritur 31 zgjedhje lokale me një pjekuri demokratike. Kombi ynë ka shprehur akoma dhe një herë dëshirën e tij në kutitë e votimit», tha ai.

Erdogani ka shënuar fitore në bashkitë me shumicë kurde

Më pas ai kishte theksuar fitoren e tij në bashkitë e Turqisë Juglindore. Pikërisht në zonat ku shumica e banorëve janë popullsi kurde.

«Partia jonë është fituesja e madhe, si çdo herë tjetër që nga zgjedhjet e 3 nëntorit të vitit 20o2, kur kishte fituar dhe zgjedhjet e para». Ai ka vënë në dukje se zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen në qershor të vitit 2023. Deri atëherë ai tha se synonte të realizonte me kujdes «programin ekonomik» pa përkufizime nga rregullat e tregtisë së lirë.

Pas numërimit të mbi 83% të votave, partia e Presidentit Turk duket e ka fituar 45,46% të tyre.

Deri tani duket se opozita ka një avantazh të vogël në Ankara kundër partisë së Erdoganit (AKP). Kjo parti me sa duket do të arrijë të mbajë Stambollin, sipas disa rezultateve në zgjedhjet lokale.

Binali Yildirim, kandidat i opozitës kishte deklaruar fitoren e tij

Në Stamboll, kandidati i AKP-së, njëkohësisht dhe Ish Kryeministër, Binali Yildirim ka një avantazh prej 48,7% kundrejt 48,6% të kundërshtarit të tij kryesor. Deri tani janë numëruar 98,69% e votave sipas agjencisë Anadolu.

Yildirim-i kishte bërë dhe disa deklarata duke theksuar fitoren e tij në komunën metropolitane.  Diferenca prej 0,1% tregon se dy kundërshtarët i ndajnë më pak se 5000 vota në një qytet me 10 milion votues.

Megjithatë, Ekrem Imamoglu, kandidati i partisë CHP kishte kundërshtuar shifrat. Ai pretendonte se kishte një avantazh prej 53% pas numërimit të 26% të votave. Ai kishte deklaruar se nuk kishte besim tek rezultatet e agjencisë Anadolu.

Gjatë një konference për shtypin, Ekrem Imamoglu kishe deklaruar se po ndiqnin rezultatet nga sistemi i tyre dhe i kishte bërë thirrje agjencisë Anadolu për transparencë. Ai kishte kërkuar kësaj agjencie të numëronte përsëri shifrat që transmetonte në mënyrë që opinioni publik të informohej në mënyrë korrekte.

Kandidati i Erdoganit në Izmir kishte pësuar humbje të thellë nga rivali i tij i cili kishte një avantazh prej 20 pikësh.

Këto zgjedhje ishin një test për Erdoganin,  i cili kishte hyrë në zgjedhje me të gjitha forcat e tij për të shmangur humbjen e partisë së tij. Kjo ndodh pasi Turqia po kalon një përudhë të vështirë ekonomike. Inflacioni dhe papunësia janë vazhdimisht në rritje.

Ju rikujtojmë se gjatë këtyre votimeve kishte të paktën 4 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Një pjesë e konsiderueshme e incidenteve kishte lidhje me armëmbajtje pa leje.


Më të lexuarat