Connect with us

Lajme

Erdogani këndoi » Do ti hedh Grekët në det

Published

on

Erdogani këndoi » Do ti hedh Grekët në det

Presidenti Turk Rexhep Taip Erdogan ka cituar një këngë popullore Turke ku vargjet e saj thonë do ti hedh Grekët në det. Këtë këngë ai e ka kënduar nga Izmiri gjatë prezantimit të kandidatëve të partisë së tij në zgjedhjet lokale, të cilat do të zhvillohen me datë 31 Mars.



Gjatë fjalimit të tij në Izmir ai tha «I ndjeri Muharrem Ertas ka një këngë e cila flet për pushtimin e Izmirit. Shikoni ndjenjat që i kanë krijuar popullit tonë atë ditë të zeza të pushtimit».

Pastaj në vazhdim recitoi :
«Oh Izmiri im i bukur,
nuk ikën tymi nga mbi ty,
Ditën në mendjen time dhe në darkë në fantazinë time.
Hapuni ju male të kaloj në atdheun tim. Lehtësojeni ushtrinë time të kalojë.
Dhelpra nuk mund të futet në krevatin e luanit,
por dhe po hyri nuk mund të mbledhë buqetat e trëndafilave. » Greku i  mbaruar nuk mund ti përmbushi qëllimet e tij.
Më thonë të mos kaloj por unë do kaloj në Izmir…
Do ti hedh Grekët në det».

Presidenti Turk më tej shtoi se «ky qytet gjithmonë ka qenë në mendjen tonë gjatë ditës, kurse në mbrëmje në fantazi».

Sipas Gazetës Kathimerini në Qipro. Në vazhdim duke ju drejtuar turmës së të pranishmëve aty tha «Izmir, jemi gati të luftojmë kundër dhelprave që po përpiqen të hynë në krevatin e Luanit?

O Izmir a jemi gati të punojmë ditë dhe natë për të mos u lejuar të përmbushin qëllimet e tyre të gjithë ata të mbaruarit që gjenden brenda dhe jashtë?

O Izmir, a jemi gati tamam siç veproi dhe Pashai Veteran, të hedhim në det ata që kanë vënë në shënjestër Lirinë dhe të ardhmen tënde»!


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report