Connect with us

Greqi

Ermioni Kacifa – Ne në vorio epir jemi autoktonë

Published

on

Ermioni Kacifa - Ne në vorio epir jemi autoktonë1

Ne në vorio epir jemi autoktonë

Ermioni Kacifa prononcohet publikisht në mediat greke!Pikërisht në emisjonin televiziv të Jorgos Trangas. Deklaroi publikisht  që minoritarët në Shqipërinë e jugut na qenkan autoktonë! Për ju që ndoshta se njihni bëhet fjalë për motrën e ekstremistit minoritar Kostandin Kacifës. I cili u neutralizua në datë 28 tetor në bularat nga forcat Renea. Ku pas një shkëmbimi të gjatë zjarri me policinë u neutralizua pasi refuzonte të dorëzohej. Duke vënë në rrezik të lartë jo vetëm jetën e banorëve por dhe atë të efektivëve të Reneas që merrnin pjesë në operacjon.

Ermioni Kacifa|Ne në vorio epir jemi autoktonë

Biseda fillon me pyetjen e gazetarit Jorgos Trangas

“Domethënë Ai donte një flamur në shtëpinë e tij? Donte njëflamur dhe ishte kaq krim i tmerrshëm domethënë që donte një flamur. Në njëfshat që banohej nga Grekë domethënë dhe..”

Ermioni Kacifas përgjigjet: Aspak tragjike. Ishte diçka e natyrshme për ne. Natyrisht sepse ne aty jemi Grekë autoktonë. Domethënë mbi këtë ka shkruar herodoti, kanë shkruar vepra si Tukidhidhi dhe Stravoni ku flitet qartë për Grekët që jetojnë atje. Me dialekt të lashtë Grek që vazhdohet të flitet deri në ditët e sotme. Dhe nuk arrij të kuptoj arsyen përse u dashka të ikim ne nga aty.

Prezantuesi e pyet përsëri  atë: “Domethënë Shqiptarët duan t’ju përzënë nga aty” ?

Ajo vijon me tej: Po nuk e kuptoj dot pse ne duhet të jetojmë në atë klimë,nën atë terror psikologjik dhe nën këtë frymë armiqësie. Përse të thonë ata flasin në këtë mënyrë  për ne? Natytisht nuk dëshiroj të përmend emra këtu. Thonë që ne domethënë aty na qenkemi si mysafirë. Kjo gjë është e pa pranueshme! Si nuk ka dalë asnjë deputet këtu të thotë diçka mbi këtë temë.

“Duhet të reagojnë deputetët Grekë”

Të paktën për këtë temë dhe le të mos reagojnë fare për vëllain tim. Të paktën të thotë diçka mbi këtë temë. Që ne aty nuk jemi mysafirë dhe ta dëgjojë e gjithë bota këtë që po them tani. Ne aty nuk kemi qenë mysafirë kurrë. Ne aty ne jemi autoktonë, Popull indigjen Grek. Epirjotë të pastër! Mamaja dhe babai im akoma flasim Greqishten e lashtë. Dialektin e lashtë Grek. I cili ka shumë rrënjë dhe shumë të përbashkëta me dialektin Qipriot. Këtë doja ta them që ta dëgjojnë të gjithë madje akoma edhe deputetët që ndoshta nuk e dinë këtë.

“Shpresoj t’ju kenë dëgjuar shumë mirë !E dashur zonja Ermioni Kacifas.  Zonja dhe zotërinj është turp të shtoj diçka më tepër nga ato që tha Motra e tragjikut Kaçifa. Për tëcilin nuk u mbajt as një minutë heshtje në parlament”.

Është për të të ardhur keq dhe falënderoj shumë Zotin Nikitas Kaklamanis që reagoi me gjestin e tij. I cili ishte një gjest human. Gjesti injë “Greku” (të vërtetë). Ndërsa për të tjerët nuk dua të them diçka më tepër.

Në fund të intervistës Jorgos trangas shtoi

“Zonja Kaçifa faleminderit shumë që gjendeni këtu me ne. Besoj se i thatë të gjitha! Nuk ekziston nevoja për atë që quajtët investim gazetaresk. Ju falënderoj shumë dhe ju Zoti Gjeorgjiu që gjendeni këtu!Një mik i familjes zoti Gjeorgjiu. Ju falënderoj shumë që erdhët këtu. Zonja dhe zotërinj këto thamë tani për tani! Shpresoj të mësojmë shumë gjëra akoma nga banorët e fshatit siç thotë zonja Kacifas. Të fillojnë të flasin Por…..Duhet të dini qartë se atje nuk bëhet fjalë për mysafirllëk të grekëve në tokat Shqiptare. Ajo ju rrëfeu gjithçka sonte”

Kacifas terrorist 1

Pra të dashur lexues në këtë çështje vërtetohet qartë se këtu po projektohen haptas pretendime territorjale kundër hapësirës territorjale të Republikës së Shqipërisë!! Nga ana Greke çdo ditë lëshohet nga një deklaratë e tillë. Nëse kostandin Kacifa do të vriste atëherë do flisnim për terrorizëm në nivel ndërkombëtar. Por tani Grekët flasin me insistim për HERO dhe popullsi Greke autoktone në jugun e Shqipërisë. Pra ngjarja ishte një provokacje e fabrikuar nga qarqet shoviniste Greke. Këtë e vërtetojnë vetë deklaratat e familjarëve të ekstremistit. Pra pikërisht të familjes në brendësi të së cilës ai u formua dhe u zhvillua duke kultivuar dhe konsumuar çdo ditë të jetës së tij pikërisht këtë ideollogji !

Më të lexuarat