Connect with us

Greqi

Eurodeputetët e Agimit të artë kërkojnë çlirimin e Epirit të Veriut dhe bashkimin e tij me Greqinë

Published

on

Eurodeputetët e Agimit të artë kërkojnë çlirimin e Epirit të Veriut dhe bashkimin e tij me Greqinë

Korbat e Agimit të Artë pretendojnë në Parlamentin Evropian çlirimin e Epirit të Veriut dhe bashkimin e tij me Greqinë

Korbat e Agimit të Artë nga Parlamenti Evropian po luftojnë ditë e natë në Bruksel për të shtruar terrenin në mënyrë që të legjitimohet një ndërhyrje ushtarake në territorin e jugut të Shqipërisë.  

Kjo ndodh sot në vitin 2018-2019. Pra historia ripërsëritet si në vitin 1940, atëherë kur grekët në njërën anë lobonin kundër Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në anën tjetër sapo panë që po ja arrijnë qëllimit me propagandën e tyre u hodhën direkt në sulm me qëllim aneksimin e territorit të Shqipërisë së Jugut.  

Por që natyrisht nuk u doli siç e kishin paramenduar. Vetëm në një ditë kanë vdekur mbi 200 veta, shumë më tepër të plagosur dhe afërsisht 500 robër lufte. Natyrisht duke llogaritur dhe komandantët me oficerët e tyre. Do t’ iu duket e çuditshme por dhe eurodeputetët qipriotë në Bruksel u janë bashkuar atyre të Agimit të Artë dhe janë berë pothuajse një trup kundër Shqiptarve.

Notis Marias këtu e një muaj po përpiqet me këmbëngulje të parashtrojë Teya të tilla por pa sukses.   Nuk ka lënë rol pa luajtur dhe shfaqje pa dhënë duke u përpjekur të krijojë nje “Kosovë” artificiale në jug të Shqipërisë. Për të ua servirur pastaj atyre si argument gjasme mbrojtës dhe jo pushtues siç bëhet fjalë në realitet.  

Kohët e fundit dëgjohet shpesh termi “Vorio Epir” që në shqip përkthehet “Epiri i Veriut”, në sallën parlamentare dhe kjo është e pa pranueshme, pasi në Shqipëri kemi një minoritet por “Vorio Epiri” nuk është asgjë tjetër përveç se një mashtrim historik nga ana e grekërve.

Edi Rama Regjim komunist gjakpirës.

As më pak dhe as më shumë, por sipas tyre kanë shpallur qeverinë Rama si regjim komunist gjakëpirës. Ndërsa në anën tjetër shfaqin minoritarët Grekë si njerëz të shtypur që po u shkelet çdo e drejtë humane. Madje me argumentet nga më paradokset që ka parë ndonjëherë historia moderne.

Sipas fjalimeve të tyre minoriteti grek na qenka dhe nën një sulm të vazhdueshëm militar . I cili na u realizoka nga Guerrilë Shqiptarë ????.     Eurodeputeti që mban ktë fjalim quhet Llambros Fundulis ( Eurodeputet i Agimit të Artë).

I martuar me dy fëmijë. Babai i Jorgo Fundulis ! Njërit nga dy viktimat e ekzekutuara para zyrave të agimit të artë në Neo Iraklio të Athinës . Krim për të cilin në mediat shqiptare bëri bujë si një vrasje e realizuar nga killeri profesjonist Juljan Sinanaj.

Siç pretendohet nga grupe Guerrile Çame! Që sipas tyre çdo ditë po tentojnë ti dëbojnë ata duke i vrarë dhe duke i plaçkitur ata. Pseudo heroi i famshëm tashmë Kostandinos Kaçifas na qenka vrarë nga policë kriminelë të regjimit shqiptar dhe sna paskan qenë në Krye të detyrës.

Por,  madje na qenka bërë dhe me urdhër personal të Ramës! Korbat e Agimit të Artë, të cilët gezojnë mbështetje të plotë nga eurodeputetët e Elena Theocharous.  Në një shfaqqje paradoksi ku me cdo kusht ata po përpiqen ta shpallin Edi Ramën si ”Kim Jong” në sytë e antarëve të Parlamentit Evropian.

Më të lexuarat