Connect with us

Bota

Evakuohen 50.000 njerëz në Rusi pas kërcënimit për bombë

Published

on

Evakuohen 50.000 njerëz në Rusi pas kërcënimit për bombë featured

Më shume se 50.000 persona janë evakuuar nga disa ndërtesa publike, qendra biznesi dhe godina shkollore në Moskë, por dhe në provincat e saj. Ky aksion ka ndodhur pas një lajmërimi për bombë i cili ishte dërguar me anë të postës. Përfaqësuesi i shërbimit për përballimin e situatave të jashtëzakonshme ka leshur dhe një deklaratë për rrjetin meditativ “Sputnik”.

Ai thoshte se: «deri në orën 18;00 janë kontrolluar mbi 119 ndërtesa dhe godina në Moskë ,mbas një kërcënimi për bombë. Tetëdhjetë e dy ndërtesa të tjera janë kontrolluar vetëm në qarkun federal qendror, duke përfshirë këtu dhe zonën e Moskës».


Evakuohen 50.000 njerëz në Rusi pas kërcënimit për bombë post image

Ai kishte shtuar se ky kërcënim për bombë, kishte shkaktuar largimin e më shumë se 30.000 personave në Moskë dhe 19.000 personave të tjerë në qarkun federal, i cili përfshin dhe zonën e Moskës.

Sipas deklaratave të tij janë kontrolluar gjithsej 84 godina në Moskë dhe në qarkun federal qendror. Megjithatë, pas kontrolleve të ushtruara u verifikua se gjithçka kishte qenë thjesht një farsë.

Evakuime janë realizuar dhe në qytetin e Shën Petersburgut

Evakuime janë realizuar dhe në zonën e Shën Petersburgut, i cili është qyteti i dytë më i madh në Rusi. Ky qytet kishte marrë kërcënime të tilla dhe gjatë ditëve të kaluara.

Megjithatë, nuk u gjetën objekte të dyshimta mbas kontrolleve që ishin realizuar nga autoritetet, mbas evakuimit të njerëzve.

Sipas autoriteteve të cilat ishin bazuar tek informacioni i mediave, këto kërcënime ishin dërguar nga jashtë nëpërmjet postës. Besohet se kërcënimet në fjalë janë dërguar nga Ukraina.

Gjatë fundit të vitit 2017 në Rusi kishin ndodhur shumë raste të ngjashme, ku disa persona kishin telefonuar disa herë duke lëshuar kërcënime për bombë.

Natyrisht këto kërcënime nuk mund të liheshin mënjanë pa u marrë seriozisht. Në atë rast ishin  evakuuar gjithsej mbi 2 milion njerëz por nuk ishte gjendur asnjë bombë.

Dëmet ekonomike nuk është aspak e lehtë të llogariten por disa punonjës të këtyre shërbimeve i kishin përçmim që arrinte në disa miliona rubla, domethënë disa milionë euro.

Sipas shërbimeve sekrete Ruse, këto telefonata i kishin bërë persona nga jashtë të cilët kishin bashkëpunëtorët e tyre në Rusi.


Më të lexuarat