Connect with us

Teknologji

Facebook, Messenger dhe Instagram realizojnë mirëmbajtjen e radhës

Published

on

Facebook, Messenger dhe Instagram realizojnë mirëmbajtjen e radhës featured

Disa përdorues të Facebook, Messenger dhe Instagram kanë raportuar se kishin patur probleme në përdorimin e këtyre shërbimeve gjatë ditës së mërkurë. Në një status që kishte lëshuar në Twitter, Facebook kishte komunikuar se disa përdorues kishin vështirësi në arritjen e këtyre shërbimeve. Facebook deklaroi se po punonte për të zgjidhur këtë problem sa më shpejt të ishte e mundur.

Euronews kishte kontaktuar me kompaninë Facebook për të dhënë një koment në lidhje me këtë situatë të krijuar por nuk kishte marrë asnjë koment gjatë kohës së publikimit.


Facebook, Messenger dhe Instagram realizojnë mirëmbajtjen e radhës
Facebook, Messenger dhe Instagram realizojnë mirëmbajtjen e radhës.
Burimi- Screen Grab

Sipas gjurmimit të detektorit Website Down problemet më të vështira kishin goditur përdoruesit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Kjo faqe interneti tha se kishte marrë më shumë se 11.000 raportime në orën 18:oo CET.

Në këto raportime përfshiheshin ndërprerjet totale. Ndër të tjera shumë kompani kishin probleme me rrjedhën e lajmeve (Newsfeed) dhe disa të tjera nuk kishin patur mundësi të kyçeshin në llogaritë e tyre.



Ende nuk dihet se përse ishte realizuar kjo ndërprerje. Nëse kemi të bëjmë me ndonjë përditësim apo është thjesht një problem me serverat e kompanisë. Sipas informacioneve një problem të tillë kishte patur dhe Google gjatë këtyre ditëve. Shpresojmë që problemi të zgjidhe së shpejti pasi shumë firma dhe kompani varen nga rrjetet sociale dhe veçanërisht Facebook dhe Instagram.


Më të lexuarat