Connect with us

Bota

Faith: Pitbulli që u bë viral në gjithë botën

Published

on

Faith Pitbulli që u bë viral në gjithë botën featured

Ky është Pitbulli  më fantastik që keni parë deri tani. Një qen fenomen i cili noton mbi dallgët e Kalifornisë duke demonstruar aftësitë e saj në serf. Aftësitë që ka ky qen do i kishin zili edhe profesionistët e këtij sporti.



Pitbulli në fjalë quhet «Faith» dhe është femër. Ky pitbull ka arritur të bëhet shumë i famshëm në mbar botën gjatë viteve të fundit. Shumë herë është shfaqur dhe në disa kopertina revistash si dhe në disa kanale televizive nga mbarë bota. Madje ky qen ka fituar dhe shumë çmime të ndryshme.

Stil të veçantë, mban gjithnjë një palë syze dielli, dhe gjithmonë gati për të dhënë debutin e saj mbi dallgë.



Një pitbull 100% i edukuar që sa herë vete në plazh, vrapon për tu pozicionuar mbi dërrasën e serfit. Pastaj menjëherë hidhet drejt detit duke mbajtur një ekuilibër të paparë mbi dërrasën e serfit. Një qen që i mahnit të gjithë me stilin e tij.



Pronari i këtij Pitbulli, i cili quhet «James Wall», banon në «El Cajon» të Kalifornisë. Ai sa herë që ka dallgë, merr pitbullin e tij dhe vete në det për ta filmuar atë duke bërë serf mbi dërrasë.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report