Connect with us

Bota

Fakte të reja mbi Michael Jackson, Ishte pedofil sipas dëshmive

Published

on

Fakte të reja mbi Michael Jackson, Ishte pedofil sipas dëshmive featured

Në internet kanë qarkulluar shumë fotografi nga dokumentari Leaving Neverland, sipas të cilit Michael Jackson përmbushte dëshirat e tij të sëmura seksuale me fëmijë të vegjël. Këto fakte janë publikuar para pak ditësh. Në këto imazhe pasqyrohet marrëdhënia e ngushtë e cila dukej e pafajshme por nuk ishte aspak e tillë, të paktën sipas informacioneve që publikohen vazhdimisht.

Në një nga fotot e publikuara, pesëvjeçari (asaj kohe) Wade Robson shtrëngonte dorën e mbretit të popit, frika dukej qartë në fytyrën e tij. Kjo foto ishte realizuar në vitin 1989, kur vogëlushi kishte fituar një konkurs ku i jepej e drejta të shikonte nga afër idhullin e tij. Ky konkurs ishe realizuar nga një emision televiziv i asaj kohe.

Dy vite më vonë, sipas dëshmive të Robsonit, i cili sot është 39 vjeç, Artisti kishte filluar të abuzonte seksualisht mbi të, duke plagosur përgjithmonë shpirtin e tij. Në disa foto të tjera duket Robson-i duket qartë kur vizitonte shtëpinë e Michael Jackson-it bashkë me prindërit dhe motrën e tij. Në disa fotografi të tjera Ylli i Popit pozonte me tjetër fëmijë i cili ka dëshmuar se M.J kishte abuzuar seksualisht mbi të kur ishte në moshën 10 vjeçare.



Wade Robson, i cili sot punon si koreograf, kishte përshkruar gjatë dokumentarit se si M.J i ishte afruar atij dhe familjes së tij për të përgatitur terrenin e dëshirave të tij të sëmura. Kjo situatë kishte filluar në një dhomë të fermës së tij ku ai vendoste një tabelë jashtë portës së kësaj dhome, në të cilën shkruhej “Mos më shqetësoni”.

Fakte të reja mbi Michael Jackson, Ishte pedofil sipas dëshmive të viktimave të tij

Tridhjetë e gjashtë vjeçari, gjithashtu ka dëshmuar se M.J e detyronte të kënaqte orekset e tija seksuale që kur ishte 7 vjeç, teksa prindërit e tij flinin në dhomën pranë. Kjo ndodhte pasi ai kishte fituar besimin e tyre aq sa ata linin fëmijët e tyre në fermën e tij për disa ditë sa herë që ata duhej të udhëtonin. Kjo ishte periudha më e frikshme në jetën e të miturit, pasi çdo natë M.J abuzonte seksualisht me të.

Ky dokumentar, i cili paraqet dëshmi nga viktimat që ishin abuzuar seksualisht nga “pedofili” M.J ka shkaktuar një tronditje në shoqërinë civile Amerikane, por dhe një stuhi reaksionesh në nivel ndërkombëtar. Dokumentari do të shfaqet javën e ardhshme në televizionin britanik.

Në këtë dokumentar, Wade Robson deklaron se :«M.J ishte një nga personat më të ngrohtë dhe të sjellshëm që kishte njohur ndonjëherë. Më ka ndihmuar shumë në karrierën dhe kreativitetin tim. Megjithatë, e vërteta është se ai abuzonte seksualisht me mua për 7 vite me radhë».



Në një tjetër foto, M.J shfaqet duke hedhur kartëmonedha në ajër bashkë me një nga viktimat e tij, i cili sot është 40 vjeç dhe quhet James Seyfchak. Ky person ishte njehur me M.J që në moshën 9 vjeçare, gjatë xhirimeve të një reklame për kompaninë Pepsi. Një vit më vonë kishte filluar makthi i tij.


Fakte të reja mbi Michael Jackson, Ishte pedofil sipas dëshmive post3

Sipas dëshmisë së tij, «artisti pedofil» M.J e shpërblente me bizhuteri kur mbetej i kënaqur në shtrat. Mendja e tij ishte aq e sëmurë saqë kishte arritur në pikën ku kishte sajuar një martesë me të miturin (lojë seksuale).

Një tjetër foto tregon M.J dike ndenjur në një krevat fëmijësh bashkë me James Seyfchak teksa mbanin në duar dhe një top.



Më të lexuarat