Connect with us

Bota

FBI-ja arreston vrasësin nëpërmjet një kartopecete

Published

on

FBI-ja arreston vrasësin nëpërmjet një kartopecete featured

FBI-ja arreston vrasësin nëpërmjet një kartopecete. Një vrasje në Minnesota të Shteteve të Bashkuara është zbardhur në mënyrën më të çuditshme. Ky krim kishte mbetur i pa zbardhur për 25 vite me radhë.

Jerry Westrom po ndiqte një ndeshje Hokej në një shesh akulli dhe kishe ngrënë një hot-dog. Si vepron çdo person, pas ushqimit ai ishte fshirë dhe kishte hedhur kartopecetën në koshin e plehrave.

Atij nuk i kalonte nëpër mend se kjo lëvizje do ta dërgonte pas hekurave. Kundër tij ishin ngritur akuza për vrasjen e 35 vjeçares, Jeanne Ann “Jeanie” Childs, e cila ishte ekzekutuar barbarisht gjatë vitit 1993.



Tridhjetë e pesë vjeçarja ishe gjetur e vdekur në dushin e apartamentit të saj. Ajo mbante veshur vetëm çorapet e saj dhe uji kishte përmbytur apartamentin pasi rubineti ishte hapur. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore ajo kishte gjetur vdekjen si pasoje e disa goditjeve me thikë.

FBI-ja arreston vrasësin nëpërmjet një kartopecete që kishte hedhur në koshin e stadiumit

Policia kishte marrë kampion ADN-je nga një peshqir por nuk kishin arritur kurrë të  zbulonin vrasësin. Para disa kohësh, FBI-ja kishte krahasuar materialin biologjik me disa kampionë ADN-je që ishin ngritur në një faqe interneti.

Kampionët e ADN-së ishin publikuar në këtë faqe interneti, pasi përdoruesit kërkonin të zbulonin informacion mbi prejardhjen e tyre. Kjo lëvizje kishte sjellë rezultate, pasi edhe Westrom ose ndonjë i afërm i tij kishin ngritur analizën e tyre të ADN-së në këtë faqe interneti.

Menjëherë 52 vjeçari ishte vënë nën përgjimin e autoriteteve, duke shpresuar se do tu jepej rasti të merrnin kampion ADN-je nga ai. Si përfundim fati u kishte buzëqeshur, pasi ata kishin arritur të merrnin kampion ADN-je nga letra higjienike që kishte hedhur në koshin e stadiumit.


FBI-ja arreston vrasësin nëpërmjet një kartopecete që kishte hedhur në koshin e stadiumit

Jerry Westrom ishte arrestuar menjëherë dhe i kishin bërë analizat e ADN-së nga ku ishte konstatuar se ai ishte autori i vrasjes makabër. I akuzuari kishte mohuar çdo akuzë dhe pretendonte se ai nuk kishte asnjë lidhje me viktimën. Madje, ai pretendonte se nuk kishte vizituar kurrë apartamentin ku u gjend gruaja e vdekur .

Pesëdhjetë e dy vjeçari, i cili është babai i dy fëmijëve, figuron në skedarin e policisë pasi në të kaluarën ai ishte dënuar për joshjen e një të mituri dhe ishte arrestuar për drejtim automjeti në gjendje të dehur. I akuzuari u la i lirë pasi pagoi garancinë dhe do të jetë i lirë deri në ditën e gjykimit të tij.


Më të lexuarat