Connect with us

Lajme

FBI rrezikohet nga Shutdown

Published

on

FBI në rrezik nga Shutdown

Agjentët e FBI-së kanë paralajmëruar sot se FBI rrezikohet nga Shutdown. Shutdown është paralizimi i pjesshëm i Agjencive Federale Amerikane, i cili gjendet në ditën e 20-te. Ky paralizim ka vënë në rrezik aftësinë e hetimit të krimeve pasi administrata nuk është në gjendje të menaxhojë fuqinë punëtore.

Agjentët specialë vazhdojnë të punojnë për amerikanët pa pagesë, ndërsa administrata e FBI-së sponsorizon operacionet e saj me  vështirësi të mëdha. Kjo situatë është e paqëndrueshme, nënvizoi sindikata e të punësuarve e Zyrës Federale të Hetimit.


FBI rrezikohet nga Shutdown.
FBI rrezikohet nga Shutdown.

Sindikata e cila përfaqëson 13,000 agjentë sekretë komunikoi se: <<Puna e rëndësishme që bën FBI-ja duhet të financohet urgjentisht>>. Këta agjentë gjenden në qendër të operacioneve të FBI-së e cila, shqyrton krime si ato të dhunës, spiunazhit dhe terrorizmit.

Sindikata e punonjësve të FBI-së ka paralajmëruar me anë të një letre që ka dërguar në Shtëpinë e Bardhë se: <<mos financimi i agjentëve deri në mesin e janarit mund të dëmtojë gjendjen e tyre ekonomike>>.

Sindikata ka nënvizuar se mos likuidimi i këtyre borxheve mund të shkaktojë vonesa në rinovimet apo miratimet e sigurisë. Gjithashtu mund të parandalojë agjentët në vazhdimin e hetimit të disa raste të rëndësishme.

Pasiguria financiare, e cila shkaktohet nga mos financimi i FBI-së mund të detyronte agjentët e FBI-së të rishqyrtojnë zgjedhjet e karrierës së tyre. Ata do të detyroheshin të zgjidhnin alternativa të tjera që ofrojnë më tepër stabilitet për familjet e tyre. FBI rrezikohet nga Shutdown-i dhe madje rreziku është kolosal.

Qeveria Federale gjendet e paralizuar pjesërisht që nga bllokimi i negociatave mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit Amerikan. Kjo ndodhi pas votimit për financimin e murit midis SHBA-së dhe Meksikës.

Qeveria Federale gjendet pjesërisht e paralizuar që nga 22 dhjetori dhe pothuajse 800,000 nëpunës publikë të saj janë ose me leje ose punojnë pa pagesë.

Më të lexuarat