Connect with us

Amerika e Veriut

Fermeri Kolumbian zbulon paratë e fshehura të Pablo Eskobarit

Published

on

Fermeri Kolumbian zbulon paratë e fshehura të Pablo Eskobarit

Një 65 vjeçar Kolumbjan i cili quhet «Hose Mariena Cartolos»  kishte marrë një kredi prej 3000 dollarësh për të mbjellë fermën e tij që prodhonte «vaj palme». Kjo tokë kishte qenë e familjes së tij brez pas brezi për të paktën 200 vitet e fundit.

Gjatë gërmimeve që po kryente në tokën e tij ai kishte zbuluar disa fuqi. Atij nuk i kishte vajtur mendja kurrë se kishte rënë në një nga vendet sekrete ku Eskobari fshihte paratë e fituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës. Në këto fuqi gjendeshin të fshehura plot 600.000.000 dollarë.


Fermeri Kolumbian zbulon paratë e fshehura të Pablo Eskobarit post1
Fermeri Kolumbian zbulon paratë e fshehura të Pablo Eskobarit post2

Pablo Eskobar ishte ndër trafikantët më të mëdhenj të asaj kohe. Ai gjithashtu njihej si kreu i Kartelit të Medellin-it dhe cilësohej si mbreti i kokainës. Gjatë gjithë karrierës së tij thuhet se ai kishte përfituar rreth 50 bilion dollarë.

Dëshmitë tregojnë se ai fitonte aq shumë para çdo javë saqë shpenzonte 2000 dollarë në javë vetëm për llastikë, për të lidhur dhe paketuar paratë e zeza.


Pablo_Escobar_Mug
Pablo Escobar 1977

Fermeri në fjalë është shumë i varfër dhe përveç tokës së tij, nuk ka asnjë pasuri tjetër. Fatkeqësisht atij i ishin sekuestruar të gjitha paratë, madje nuk i ishte dhënë asnjë shpërblim nga qeveria.

Qeveria pretendonte që do i dispononte për qëllime të tjera. Nga ana tjetër ajo po shtyn qytetarët e saj të kërkojnë për paratë e Eskobarit pasi mendon se ai  ka fshehur shuma më të mëdha parash kudo nëpër Kolumbi.


Më të lexuarat