Connect with us

Azia

Filipine » 85 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet

Published

on

85 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet

Bilanci mund të rritet nga momenti në moment

Tetëdhjetë e pesë persona kanë humbur jetën e tyre nga përmbytjet dhe rrëshqitjet të cilat i shkaktoi stuhia tropikale në Filipine-n qëndrore. Ky ishte bilanci që komunikuan sot autoritetet vendore. Mbi njëzet persona vazhdojnë të konsiderohen të humbur ndërsa ekipet e shpëtimit me ritëm të ngadaltë mezi po arrijnë të futen në zona të izoluara nga dëmet.

Filipine » 85 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet

<<Humbjet në jetë njerëzish ku midis tyre ka dhe fëmijë, ndodhën për shkak të rrëshqitjeve që u krijuan pas reshjeve të forta të cilat kishin ditë të tëra që nuk ndalonin>>. Këtë deklaroi oficeri i shërbimit kombëtar për përballimin e katastrofave Ricardo Jaland.<<Nëse nuk gjenden të humburit atëherë ata do të konsiderohen të vdekur, duke shtuar bilancin në 105 persona. Diçka që vërtet nuk dua të ndodhë>> tha ai.

Cikloni tropikal i cili u dobësua të dielën shkaktoi në kalimin e saj rrëshqitje dhe përmbytje në Filipinet Lindore. Veçanërisht në Bicol dhe Vishagia! Autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në tre provinca për t’ju siguruar atyre aksesin në burimet e jashtëzakonshme.

Provinca Bicol me një popullsi prej 5,8 milion banorësh është provinca e cila ka pësuar dëmet më të mëdha. Atje 68 persona humbën jetën e tyre gjatë rrëshqitjeve dhe reshjeve. Gjithastu dhe dëmet e shkaktuara për të korrat me oriz dhe kallamboq arrijnë në disa miliona pesos.

Anëtarët e ekipeve të shpëtimit bashkë me ushtrinë dhe policinë kanë përdorur automjete të rënda për të hapur rrugët në këto provinca. Por gjithashtu kanë përdorur dhe gomone për t’ju afruar zonave ku ndodhen komunitetet e përmbytura.

Çdo vit në Filipine godasin rreth 30 ciklone tropikale duke shkaktuar viktima në njerëz por dhe dëme duke shkatërruar të korrat dhe infrastrukturën. Duke ngarkuar dhe një barrë të rëndë në një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Azi.

Më të lexuarat