Connect with us

Politikë

Fillon procesi gjyqësor ndaj gazetarit të BILD-it, Peter Tiede

Provat janë në favor të Edi Ramës pasi asnjë nga ato përgjimet që u publikuan kundër tij nuk e implikojnë në asnjë shitblerje votash

Published

on

Fillon procesi gjyqësor ndaj gazetarit të BILD-it, Peter Tiede

Filloi procesi gjyqësor ndaj gazetarit Gjerman të gazetës BILD i cili kishte publikuar një sërë përgjimesh të cilat ishin mbajtur në sirtarët e PD-së për të santazhuar qeverinë Rama. Këto përgjime janë siguruar në mënyrë të jashtëligjshme nga gazetari i cili i publikoi ato.

Peter Tiede insiston se ka të bëjë me një zbulim i cili sipas tij provon se qeveria Rama ka blerë votimet me ante të një sistemi i cili përbëhet nga njerëz të pushtetshëm dhe njerëz të Partisë Socialiste kryesisht nga Dibra.

Edi Rama ka filluar një proces gjyqësor ndaj gazetarit gjerman duke e akuzuar atë për shpifje në shërbim të opozitës (jashtë parlamentare) e cila i ka gjatë kohëve të fundit i ka përdorur këto përgjime si ushqimin kryesor për krijimin e një destabiliteti në vend.

«Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije», deklaroi zoti Rama me a në të një statusi që publikoi pak më parë në Twitter.

Menjëherë reagoi dhe gazetari gjerman i cili nuk hezitoi të sulmonte Kryeministrin Shqiptar duke e konsideruar si një «kryeministër të çmendur» .

«Zoti Rama, Kryeministri i çmëndur kërkon të më denoncojë mua. Ka angazhuar të paktën një avokat i cili është një ndër më të paguarit në Gjermani por nuk ka asgjë më tepër akoma. Ndërkohë, sot ai vijoi me garën zgjedhore për të realizuar zgjedhjet e anuluara nën mbrojtjen e më shumë se 100o policëve», tha gazetari Gjerman në statusin e tij.

Ach, Herr Rama… Verrückt: Albanien-Premier Rama will mich verklagen. Zumindest einen Anwalt hat er schon – immerhin…

Posted by Peter Tiede on Tuesday, June 25, 2019

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report