Connect with us

Bota

Filmohet fantazma në një shtëpi në Britaninë e Madhe

Published

on

Filmohet fantazma në një shtëpi në Britaninë e Madhe featured

Skena të tmerrshme, filmohet fantazma në një shtëpi në Britaninë e Madhe. Fantazma me sa duket i përket një fëmije të vogël. Ajo ishte filmuar nga kamerat e sigurisë teksa po vërtitej në kopshtin e kësaj banese.

Familja nga zona Linkshire insiston se shtëpia e tyre, e cila më parë përdorej si shkollë, është e përhumbur. Videoja që mund ta ndiqni në fund të këtij artikulli ka konfirmuar tmerrin e kësaj familjeje.


Filmohet fantazma në një shtëpi në Britaninë e Madhe

Sipas Amanda Papadopoulos, e cila jeton në këtë shtëpi, kamera e sigurisë kishte regjistruar fantazmën e një fëmije të vogël teksa vraponte gjatë natës në kopshtin e kësaj shtëpie. Pronarët e banesës insistonin se kjo fantazmë gjendej në kopshtin e tyre për mbi dy orë.

Gjithçka kishte filluar kur kompania e sigurisë i kishte lajmëruar ata se në kopshtin e shtëpisë ka lëvizje. Pasi kishin studiuar materialin filmik, ata kishin realizuar se kishin të bënin me një fantazmë.

«Nuk mund t filmosh gjëra të tilla çdo ditë. Thashë, mos o zot prit ta shikoj prapë këtë. Nuk kam qejf shumë ta shikoj. Burri im beson se kjo është fantastike por unë jam pak e frikësuar», Kishte thënë për gazetën “The Sun”, mamaja 39 vjeçare.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ishin zgjuar nga tinguj të çuditshëm. Sipas dëshmive të tyre, në të kaluarën ishin zgjuar nën tingujt e ushtarëve dhe disa fëmijëve që marrshonin.


filmohet fantazma në një shtëpi në Britaninë e Madhe (video)

Më të lexuarat