Connect with us

Europa

Finlanda po ndryshon përcaktimin e përdhunimit

Published

on

Përse Finlanda po ndryshon përcaktimin e përdhunimit featured

Finlanda po ndryshon përcaktimin e përdhunimit. Qeveria e këtij vendi po punon për futjen në fuqi të një ligji të ri, në bazë të së cilit do të konsiderohet përdhunim çdo akt seksual pa marrëveshje. Bëhet fjalë dhe për ato raste në të cilat nuk ushtrohet dhunë fizike, siç raportohet nga Ministria Finlandeze e Drejtësisë.

Finlanda, megjithëse karakterizohet si një shtet ku niveli i kapitalit nuk mund të krahasohet me disa vende të tjera në botë. Ky shtet po kritikohet ashpër mbi përcaktimin e përdhunimit në sistemin ligjor dhe atë gjyqësor.

Finlanda po ndryshon përcaktimin e përdhunimit

Sipas legjislacionit aktual, përdhunim mund të quhet vetëm në rastin kur akti seksual është shoqëruar me dhunë fizike nëse viktima kishte frikë apo nuk ishte në gjendje të reagonte.

«Në janar, vendosa se Ministria e Drejtësisë do të duhet të fillojë një reformë radikale të ligjit për përdhunimin», vuri në dukje Ministri i Drejtësisë, Antti Häkkänen. Ai ishte shprehur gjatë një mobilizimi i cili ishe organizuar nga Amnesty International.

«Ky ligj do të bëhet më i saktë se sa është sot, do të modernizohet pjesërisht duke përforcuar kriterin e konsensusit nga pikëpamja ligjore», shpjegoi ai.

Një muaj para zgjedhjeve parlamentare, Ministri tha se priste që ky projektligj të paraqitet për shqyrtim gjatë mandatit të ardhshëm parlamentar. Gjithashtu, gjatë mandatit të ardhshëm do të zhvillohet dhe votimi mbi këtë projektligj.

Arsyet se përse Finlanda po ndryshon përcaktimin e përdhunimit

Në vitin 2017, gjykata kishte shpallur fajtor një person për sulmim seksual, jo për përdhunim, kundër një vajze dhjetë vjeçare. Kjo ndodhi sepse fëmija nuk kishte ngritur ndonjë kundërshtim dhe për këtë arsye nuk ishte e mundur të provohej dhuna fizike.

Ky vendim kishte shkaktuar një protestë në këtë vend. Njëzet e tre vjeçari ishte dënuar me dy vite burg, një dënim që u konfirmua nga gjykata e apelit.

Në një raport i cili ishte lëshuar gjatë ditës së mërkurë. Amnesty International ishte ankuar se sistemi i drejtësisë në Finlandë mohon në heshtje dhe toleron dhunën seksuale ndaj grave.

Finlanda ka vënë firmën e saj në Konventën e Stambollit. Ajo karakterizon dhunën ndaj grave si një shkelje të të drejtës së njeriut. Gjithashtu, parashikon masa konkrete për parandalimin e këtij fenomeni. Kjo konventë synonte të mbronte viktimat dhe autorët të ndiqeshin penalisht përpara drejtësisë.

Sipas Amnesty International, vetëm disa vende të Bashkimit Evropian njohin si përdhunim çdo veprim seksual pa konsensus.  Suedia kishte qënë vendi i fundit i cili kishte miratuar një ligj të ri në lidhje me konsensusin seksual.

Në këtë vend, përdhunim quhet çdo akt seksual pa konsensus të shprehur. Ky ligj kishte hyrë në fuqi në muajin korrik të vitit 2018.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report