Connect with us

Australia

Fitoi 50.000 $ me biletën që kishte blerë me kartë krediti të vjedhur

Published

on

Fitoi 50.000 dollarë me biletën që kishte blerë me kartë krediti të vjedhur

Ka bërë bujë në internet lajmi ku një grua kishte blerë një biletë lotarie me një kartë krediti që kishte vjedhur. Kjo biletë kishte fituar shumën prej 50.000 dollarësh

Ajo kishte vajtur të tërhiqte shumën e fituar por në atë moment ishte arrestuar për vjedhjen e kartës së kreditit.


Fitoi 50.000 dollarë me biletën që kishte blerë me kartë krediti të vjedhur

Një person, me datë 30/1 kishte deklaruar në polici se i kishin vjedhur portofolin e tij. Më vonë ai kishte mësuar se kartat e kreditit që ndodheshin në portofolin e vjedhur, ishin përdorur për blerje të ndryshme në një zonë që quhet Paradise.

Një nga këto blerje ishte dhe bileta e lotarisë, e cila kishte fituar shumën prej 50.000 dollarësh.

Mbas arrestimit të 33 vjeçares të gjithë ishin të shastisur se kush do të merrte shumën e parave që kishte fituar kjo biletë.

Sipas rrjetit RT paratë nuk i ishin dhënë asnjërës palë, pasi kompania që menaxhon lotarinë kishte deklaruar se «paratë jepen vetëm kur biletat blihen në mënyrë të ligjshme».

Kjo do të thotë që kjo shumë do të kalojë si jackpot në lotarinë e ardhshme. Hajdutja tashmë po përballet me dy akuza për vjedhjen e kartës së kreditit dhe pesë akuza për mashtrim.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat