Connect with us

Itali

Foshnja vdes në mënyrë tragjike pas synetit që i bënë prindërit e tij

Published

on

Foshnja vdes në mënyrë tragjike pas synetit që i bënë prindërit e tij

Foshnja ishte transportuar urgjentisht me helikopter në një spital të Bolonjës nga qyteti Reggio Emilia, pas një ataku kardiak. Doktorët, pavarësisht nga përpjekjet e dëshpëruara që kishin bërë, nuk kishin arritur dot ta shpëtonin.

Sipas mediave Italiane, pas këtij rasti tragjik është hapur dosje për vrasje kundër prindërve të foshnjës, origjina e të cilëve është nga Gana.

Gjithashtu, gjatë dhjetorit të kaluar kishte humbur jetën e tij dhe një tjetër fëmijë në Romë. Fëmija kishte vdekur pasi kishte pësuar një hemorragji të rëndë e cila ishte shkaktuar nga syneti. Ky operacion ishte bërë nga një klinikë e cila financohet nga një organizatë joqeveritare. Mamaja e fëmijës ishte nga Nigeria.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report