Connect with us

Europa

Fundi i bashkëqeverisjes Cipras – Kamenos

Published

on

Fundi i bashkëqeverisjes Cipras – Kamenos

Bashkëjetesa 4-vjeçare e Aleksis Cipras me Pano Kamenon ka përfunduar sot pas dorëheqjes së këtij të fundit dhe tërheqjes së tij nga koalicioni i bashkëqeverisjes. Këtë vendim e ka komunikuar vetë ish ministri mëngjesin e ditës së sotme.

Aleksis Cipras ka deklaruar se ai do të kërkonte votëbesimin në parlamentin Grek. Më tej ai shtoi se dëshironte zgjidhje të qarta. Votëbesimi konsiderohet si vija e shenjtë midis dy partnerëve.


Fundi i bashkëqeverisjes Cipras – Kamenos post

Sipas intervistës që ka dhënë ish ministri i Mbrojtjes për mediat, deklaroi se nuk do t’i japi votëbesim kësaj qeverie. Kjo ndodh për shkak të marrëveshjes së Prespës për emrin e Maqedonisë, të cilën ai e konsideron tradhti.

Ai më tej ka thënë se nuk do të kishte ndëshkime disiplinore në ekipin e tij politik, nëse dikush nga deputetët e tij do i jepte votëbesimin qeverisë. Në këtë mënyrë ai i ka shërbyer kryeministrit grek duke i lënë një derë të hapur për sigurimin e 151 votave të nevojshme.

Cipras kërkon 151 vota nga Parlamenti grek

Nga ana e tij kryeministri Aleksis Cipras, deklaroi se do të kërkojë të paktën 151 vota për të vazhduar qeverisjen e tij dhe besohet se ky proces do të fillojë ditën e martë.  Ai gjithashtu pohoi se nuk do të shpalli zgjedhje të parakohshme.

Ndër të tjera z. Cipras tha se nëse nuk do të arrijë të sigurojë 151 vota, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Ai nënvizoi se zgjedhje parlamentare do të shpallte vetëm pas sistemimit të disa çështjeve që kanë mbetur pezull, sikurse është zgjidhja e emrit të Maqedonisë dhe rishikimi i Kushtetutës së saj.

Kryeministri i Greqisë ka fotografuar muajin mars, ku gjatë tij do të zhvillohen paralelisht tri lloj zgjedhjesh:

  • Zgjedhjet Evropiane.
  • Zgjedhjet Rajonale.
  • Zgjedhjet Komunale.

Kryeministri grek kur është pyetur nga gazetarët u është përgjigjur duke iu shkelur syrin, ndërsa në sallë ishin prezent dhe drejtuesit e partisë ANEL. Duke lënë të nënkuptohet se ai i ka siguruar tashmë 151 votat që i duhen për votëbesimin, por dhe për marrëveshjen e Prespës.

Pranohet dorëheqja e Panos Kamenos

<<Pranova dorëheqjen e Panos Kamenos ashtu si do pranoj çdo dorëheqje tjetër>>, tha ai. Duke lënë të nënkuptohet se nuk do të bëjë asnjë ndryshim në postet ministrore që drejtohen nga ekzekutivë të partisë Anel.

Panos Kamenos e ka marrë qartë mesazhin nga deputetët e tij, se ata nuk do ta ndjekin nga pas për të rrëzuar qeverinë. Përkundrazi ata me sa duket do të përkrahin qeverinë aktuale. Vetëm dy deputetë të partisë ANEL deri tani kanë deklaruar se nuk do t’i japin votëbesim kësaj qeverie.

Sipas matematikës së sotme në Parlamentin grek, kryeministri Cipras parashikohet të marrë votëbesimin nga:

  • Partia SYRIZA – 145 Deputetë
  • Partia ANEL – 5 deputetë
  • Partia POTAMI – 1 Deputet

Pra siç duket nga numrat e parashikuar ai arrin të sigurojë votat e duhura, por gjithashtu të ecë përpara me marrëveshjen e Prespës.

Reformimi i qeverisë me sa duket nuk është i domosdoshëm pasi dy nga drejtuesit e partisë e Panos Kamenos që u larguan, ishin zëvendësministra dhe si pasardhës i Panos Kamenos është emëruar admirali, Evangelos Apostolakis.


Më të lexuarat