Connect with us

Editorial

Fushatë e paparë manipulimi në nivel masiv nga dyshja PD-LSI

Gjatë ditëve të fundit, opozita është hedhur në sulm frontal me të tëra fuqitë për të garantauar mbijetesën politike.

Published

on

Fushatë e paparë manipulimi në nivel masiv nga dyshja PD-LSI

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 30 qershorit kemi dëgjuar pothuajse gjithçka/ Çdo lloj akuze apo «sharje me edukatë» midis politikanëve të opozitës dhe atyre që ndodhen në qeveri. E vetmja viktimë në këtë mes është «e vërteta».

Fill pas mbarimit të zgjedhjeve, bejlerët e Partisë Demokratike na morën dhenë dhe dolën duke shpallur fitoren e tyre me rreth 85% edhe pse nuk kishin garuar fare. Përkundrazi, opozita preferoi të vërshonte drejt brigjeve të mrekullueshme të shqipërisë për të marrë rreze.

Ndërkohë gjatë kësaj dite u zhvillua një hata e vërtetë por votimet përfunduan dhe e mira ishte se nuk kishte asnjë fenomen dhune. Ndërkohë  incidente ndodhnin pothuajse gjithandej pasi në shumë raste kryebashkiakët tentuan të pengojnë procesin e votimeve duke hequr listat dhe duke santazhuar votuesit në çdo lloj forme pothuajse. Kjo taktikë e turpshme prej humbësi u ushtrua nga segmente të Partisë Demokratike që u vetëquajtën vëzhgues në distancë.

Në realitet bëhet fjalë për një presion të drejtpërdrejtë pasi populli nuk kishte frikë nga komisionerët që ndodheshin në qendrat e votimit pasi kjo është e ligjshme por kishin frikë nga ata «komisionerët e partisë» që përgjonin nga cepi i ndërtesës dhe raportonin direkt te partia.

Për herë të parë në zgjedhjet e kombit tonë kishin «komisionerë në distancë». Dhe vetëm që informacionet e dikujt mund të arrihen nga persona që ndjekin një politikë të tillë ngjall frikë tek çdokush, nga më i thjeshti deri tek ai i forti. Si mund të votosh nën një presion të tillë.

Këto praktika janë vërtet të turpshme. Le të mos harrojmë që PD-ja kishte bërë thirrje që nga mëngjesi që qytetarët të bojkotonin këto zgjedhje. Qëllimi i PD-së ishte i qartë. Të mos lejojmë një pjesëmarrje masive dhe të gjerë sepse kjo do të ishte fundi i partisë.

Kaluam nga dekretet në fitore dhe nga fitorja në kryengritje popullore dhe ky evulim brenda një jave

Sikur të mos mjaftonte kjo gjatë ditëve të fundit kemi disa deklarata të pabesueshme nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, i cili në mënyrën e tij po i frynte një zjarri. Tani së fundi i ka dalë dhe e shoqja në shesh. Ai deklaron se «tjetër Monika dhe tjetër Republika» . Tani hajde merre vesh ti se si është i ndërtuar gjithë ky teatër manipulimi..

PD nga ana e saj deklaron fitimtare me 85% të votuesve dhe një republikë që si për magji na u mbledhka e tëra bashkë në një bulevard. Që të tre komandantët e revolucionit po përpiqen të na e fusin në tru idenë se bëhet fjalë për një revolucion popullor dhe jo një protestë partiake ku PD dhe LSI kanë ngatërruar shalët. Të gjithë e vumë re se këto protesta nuk ishin popullore por partiake. Gjatë gjithë protestës, protestuesit thërrisnin «liri demokraci» dhe «Rama Ik».

Udhëhiqeshin nga drejtuesit e PD-së dhe ata të LSI-së gjatë gjithë kohës. Kishin ardhur akoma dhe nga Kukësi me autobus për partinë, jo si popull por si militantë që ju përgjigjën thirrjes së partisë së tyre për të dalë në protestë. Për të dhënë kontributin e tyre në formë demokratike në favor të një hapësire politike ku ata bënin pjesë.

Në fund doli dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, dhe na tha që ne qenkemi të varfër dhe pa humbur rastin të bëjë pazare na premtoi «taksa të ulëta». Ky është kulmi, një parti pa asnjë deputet apo pushtet lokal është në gjendje të premtojë dhe ajër mjafton të vijë në pushtet se pa të digjet.

Nga ana tjetër kishin dhe «artistin» që me fjalimet e tij sikur e ka humbur pak por dhe ai ama nuk harroi të na kujtonte 85%-in të cilin me kujdes e kishte vënë dhe në sfond gjatë fjalimit të tij për të na rikujtuar që «Luli është superfuqi». Pra PD-ja jo thjesht po manipulon por po e përdhunon fare sportin e manipulimit aq sa tashmë nuk merret me votat por me manipulimin e mendjeve të votuesve në mënyrë direkte duke i ushqyer ata me lajme të rreme.

Më të lexuarat