Connect with us

Amerika e Veriut

Gazetari Meksikan Santiago Barroso ekzekutohet brenda në banesën e tij

Published

on

Gazetari Meksikan Santiago Barroso ekzekutohet brenda në banesën e tij

Një gazetar Meksikan, i cili shpesh herë bënte reportazhe që kishin lidhje me kriminalitetin dhe trafikun e lëndëve narkotike në Sonora, është ekzekutuar sot, brenda në banesën e tij nga persona ende të panjohur. Ngjarja ka ndodhur në një zonë afër kufirit me Amerikën.

Santiago Barroso ishte qëlluar disa herë me armë zjarri gjatë mbrëmjes së premtes. Kjo ngjarje kishte ndodhur pasi një i panjohur kishte trokitur në derën e tij. Ai ishte transportuar në spital por mjekët nuk kishin mundur ta ndihmojnë pasi ishte konstatuar vdekja e tij.

Barroso punonte si gazetar multimedial në zonën kufitare të San Luis Rio Colorado, rreth 32 kilometra në jugperëndim të Yuma, në Arizonë. Ai prezantonte një emision në një stacion lokal dhe ishte drejtor lajmesh në faqen gazetareske RED 563. Gjithashtu, ai bashkëpunonte dhe me gazetën  Contrasena.

Deri tani nuk dihet nëse vrasja e tij ka lidhje me ndonjë reportazh që kishte bërë në të kaluarën. Barroso është gazetari i tretë që ekzekutohet në Meksikë që nga fillimi i këtij viti. Tashmë Meksika është katandisur në një nga shtetet më të rrezikshme në botë për gazetarët.

Sipas organizatës Article 19, e cila lufton për të drejtën e shprehjes së lirë, të paktën 46 gazetarë janë vrarë në Meksikë nga viti 2012 deri në vitin 2018.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat