Connect with us

Evente

Gëzuar 106 vjetorin e Pavarësisë

Published

on

Gëzuar 106 vjetorin e Pavarësisë

Gëzuar 106 vjetorin e Pavarësisë .

Ju uroj nga zemra mbarë Shqiptarëve gëzuar 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë sonë.

Lavdëruar qofshin heronjtë tanë, të cilët dhanë jetën e tyre që ne sot të jemi një popull sovran dhe i lirë. Zoti bekoftë Shqipërinë dhe mbarë shqipëtarët kudo që gjënden nëpër botë!

Si sot në këtë datë, 106 vite më parë asambleja e Vlorës formoi qeverinë e saj të pavarur nga vilajetet osmane. Por,  nën mbikqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar. Qeveri e cila drejtohej nga Ismail Qemali dhe vendimi i së cilës ishte shpallja e pavarësisë shqiptare nga perandoria osmane.

28nentor.jpg

Përfaqësuesit e kësaj qeverie bënë përpjekje të forta për tu lidhur me fqinjët në luftën e përbashkët anti-osmane por dështuan. Arsyeja ishin krerët e aleancës ballkanike.

Të cilët nuk mirëpritën dhe as dëshironin aspak që Shqipëria dhe shqiptarët të ishin palë të barabarta në këtë aleancë. Sepse kishin ndarë midis tyre marrëveshje për copëtimin e Shqipërisë.

Kjo solli si pasojë që shqiptarët të mos hynin në këtë aleancë e cila synonte ti perdorte shqipëtarët. Si mish për top në luftërat kundër perandorisë osmane. Prandaj Shqipëria mbajti distancë nga pjesëmarrja e saj në këtë aleancë. Sepse pjesëmarrja e shqiptarëve pa u njohur zyrtarisht të drejtat e plota të tyre do të përbënte një vetëvrasje fatale.

ERTV Live😊: 106 VJET PAVARËSI 🇦🇱

Posted by Edi Rama on Wednesday, November 28, 2018

Më të lexuarat