Connect with us

Azia

Gjashtë Izraelitë të plagosur pas një sulmi me raketa nga Rripi i Gazës

Published

on

Gjashtë Izraelitë të plagosur pas një sulmi me raketa nga Rripi i Gazës

Gjashtë Izraelitë të plagosur pas një sulmi me raketa nga Rripi i Gazës. Ky sulm kishte ndodhur sot në mëngjes në qytetin Mishmeret, një qytet rural në veri të Tel Avivit. Ky sulm vjen në një moment tensioni të lartë pak para përvjetorit të protestave në kufirin e Gazës dhe fushatës zgjedhore për zgjedhjet Izraelite të cilat do të zhvillohen me 9 prill.

Policia kishte njoftuar se një shtëpi po digjej dhe se ekzistonin dëshmi se ishte goditur nga një raketë. Shërbimi i ambulancës Magen David Adom ka komunikuar se po përkujdeset për 6 të plagosur, rezidentë të ndërtesës që ishte goditur.

Njoftimi ishte bërë vetëm pak minuta pasi forcat izraelite kishin aktivizuar sirenat e alarmit për sulme ajrore në atë zonë. Autoritetet Izraelite kanë deklaruar se kjo raketë ishte lëshuar nga Rripi i Gazës.

Besohet se këto raketa janë lëshuar nga enklava Palestineze ku Islamistët e Hamasit dhe organizatat e tjera militante disponojnë armë të tilla. Deri në këtë moment nuk ka asnjë konfirmim nga pala Palestineze.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu,  i cili do të kandidoje për një mandat të pestë në zgjedhjet e ardhshme, gjendet në Uashington dhe pritet të takohet me Donald Trumpin.

Menjëherë pas sulmit, ai kishte deklaruar se do të shkurtonte kohën e vizitës së tij për tu kthyer në Izrael. Duke ju referuar incidentit, ai e kishte karakterizuar si një «vepër kriminale» dhe kishte premtuar se do ti përgjigjej kësaj goditjeje me sulme ushtarake kundër pozicioneve të Hamasit.


Më të lexuarat