Connect with us

Shtetet e Bashkuara

Gjashtë vjeçari rrezikoi të vdiste pasi prindërit e tij nuk kishin pranuar ti bëhej vaksina e tetanozit

Published

on

Gjashtë vjeçari rrezikoi të vdiste pasi prindërit e tij nuk kishin lejuar mjekët të bënin vaksinën e tetanozit

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Oregon të Shteteve të Bashkuara, i cili ka shkaktuar shqetësim alarmant tek autoritetet mjekësore të SHBA-së. Gjashtë vjeçari rrezikoi të vdiste pasi prindërit e tij nuk kishin pranuar ti bëhej vaksina e tetanozit.

Një djalë 6 vjeçar ishte rrëzuar dhe gjatë rënjes së tij ai ishte plagosur në nofull. Mjekët i kishin bërë tetanozin e parë por prindërit e tij kishin refuzuar ti jepeshin më shumë ilaçe. Konsekuencat ishin tragjike pasi për shkak të papërgjegjësisë së prindërve ishte infektuar nga tetanozi.

Ky incident ka ndodhur në vitin 2017 por tani ishte publikuar nga qendrat mjekësore amerikane. Ky ishte rasti i parë i tetanozit pediatrik në Oregon për të paktën 30 vite.


Gjashtë vjeçari rrezikoi të vdiste pasi prindërit e tij nuk kishin pranuar ti bëhej vaksina e tetanozit
Gjashtë vjeçari nga Oregoni i Shteteve të Bashkuara rrezikoi të vdiste pasi prindërit e tij nuk kishin pranuar ti bëhej vaksina e tetanozit. Shpesh herë ky fenomen ndodh pasi të shumtë janë prindërit që kujtojnë se vakzinimi lidhet me autizmin. Mos vaksimini i juaj dhe i fëmijve mund të ketë pasoja serjoze për ju, dhe shoqërinë në përgjithësi. VaksinimI mund të parandalojë shtrirjen e një sëmundje e cila shumë shpejt mund të arrijë përmasat e epidemisë.

«Kur lexova mbi këtë incident mbeta i shtangur. Nuk e besoja dot. Është një tragjedi, për shkak të një moskuptimi», kishte thënë dr.William Skafner, specialist në fushën e sëmundjeve infektive.

Ai është gjithashtu dhe kryetar i Divizionit të Mjekësisë Parandaluese në shkollën mjekësore të Universitetit Vanderbilt i cili gjendet në Nashville.

Shpenzimet për mjekimin e tij kishin arritur shifrën e një milion dollarëve

«Bëhet fjalë për një sëmundje të tmerrshme por ne kemi një mekanizëm parandalues. Për këtë arsye ne nuk kemi shumë raste të tilla në SHBA, pasi ne vaksinojmë pothuajse gjithçka.

Sipas historisë, djali kishte rënë dhe gjatë rënjes kishte goditur nofullën e tij. Qepjen e plagëve ja kishte bërë familja. Megjithatë, pas disa ditësh fëmija filloi të shfaqte disa kontraktime të pakontrolluara të muskujve.

Aventura kishte zgjatur pothuajse 44 ditë, brenda këtij harku kohor ai nuk mund të ecte as në distanca të shkurtra pa ndihmë.

Duhet të theksohet se shpenzimet e tij mjekësore për të rimëkëmbur shëndetin e tij kishte arritur në rreth 1 milion dollarë. Në këtë shumë përfshihej transportimi i tij dhe shërbimi mjekësor pa llogaritur fare disa shuma të vogla.

Gjashtë vjeçari rrezikoi të vdiste pasi prindërit e tij nuk kishin pranuar ti bëhej vaksina e tetanozit (video).

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat