Connect with us

Bota

Gjeniu 12 vjeçar shkaktoi reaksion bërthamor në banesën e tij

Published

on

Gjeniu 12 vjeçar shkaktoi reaksion bërthamor në banesën e tij featured

Një i mitur nga Amerika është personi më i ri në botë i cili ka arritur të shkaktojë një reaksion bërthamor të suksesshëm. Madje, këtë ka arritur ta realizojë në shtëpinë e tij.

Sipas gazetës Guardian, Jackson Oswald nga qyteti Memfis/ Tennessee kishte arritur të realizonte këtë arritje të suksesshme me datë 12 janar të vitit 2018, në moshën 12 vjeçare. Arritja e tij është njohur nga Open Source Fusor Research Consortium, e cila është një shoqatë hobistësh.


Gjeniu 12 vjeçar shkaktoi reaksion bërthamor në banesën e tij post

«Muajin e kaluar kam bërë përparim të jashtëzakonshëm, kam në duart e mija rezultate që janë shumë me vlerë», kishte shkruar ai në forumin Fusor .net gjatë asaj kohe.

Ai tregoi se kishte transformuar dhomë të vjetër në shtëpinë e prindërve të tij në një laborator bërthamor me pajisje që vlenin rreth 10.000 dollarë.

«Në fillim të këtij procesi përpiqesha të mësoja se si vepronin të tjerët me reaktorët e tyre bërthamorë», tha 14 vjeçari për kanalin televiziv Fox.

«Pastaj, formova një listë me sendet që më nevojiteshin. Këto sende i gjeta në E-bay. Riparova disa nga ato që nuk funksiononin siç duhej», shto ai.



Babai i tij, Chris Oswald,  i cili punon në një kompani që merret me pajisje mjekësore, tha për Usa Today, se ekzistonte një mosbesim i madh mbi punën e të birit. Të gjithë ata që e kritikonin ishin bindur vetëm kur panë se ja kishte dalë mbanë.

Megjithatë, shkencëtarët duket se do të ruajnë skepticizmin e tyre deri sa arritja e tij të gjykohet nga një ekip me përvojë dhe rezultatet do të publikohen në një revistë akademike.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat