Connect with us

Europa

Gjermania dhe Franca refuzojnë riatdhesimin e xhihadistëve

Published

on

Gjermania dhe Franca refuzojnë riatdhesimin e xhihadistëve featured

Gazeta Gjermane Suddeutsche Zeitung ka theksuar rreziqet që kanosen me riatdhesimin e ish luftëtarëve të Shtetit Islamik. Gjermania dhe Franca refuzojnë riatdhesimin e xhihadistëve. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë ka konsideruar «shumë të vështirë», organizimin për riatdhesimin e xhihadistëve në evropë. Kjo e fundit ishte një kërkesë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas artikullit kryesor të gazetës Suddeutsche Zeitung: «Qeveria Federale Gjermane po përballet me çështjen “çfarë do të bëhet me xhihadistët Gjermanë të cilët mbahen në burgjet e Sirisë”».



Është e qartë që Berlini mban përgjegjësi për këta turistë terrorizmi, siç është e qartë që ata ish-terroristë janë persona me rrezikshmëri të lartë për shoqërinë civile.

Nuk është zgjidhje të rrish duke i përgjuar teksa qarkullojnë të lirë. Është akoma më e qartë që Gjykatat gjermane do ti dënojnë këta persona, pasi kanë lidhje të drejtpërdrejta me aktivitete terroriste. Madje, Qeveria gjermane do ti dënojë maksimalisht këta individë.

Sipas gazetës së lartpërmendur ekziston vetëm një rrugë e rrezikshme. Këta persona të riatdhesohen dhe të monitorohen aktivitetet e tyre duke shpresuar se asgjë nuk do të ndodhë.


Gjermania dhe Franca refuzojnë riatdhesimin e xhihadistëve post2

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë lëshoi dje një deklaratë, gjatë një interviste. «Riatdhesimi do të ishte i mundur vetëm nëse do të kishim garanci që këta individë do të ktheheshin këtu dhe të mbaheshin nën arrest», tha ai për rrjetin televiziv ARD.

«Që të realizohet kjo duhet një ndihmë juridike dhe kjo nuk ka ndodhur akoma», shtoi ai duke shpjeguar se riatdhesimi nën këto kushte është tepër e vështirë të realizohet.

Kjo çeshtje do të diskutohet në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të Evropës

Berlini kërkon një marrëveshje me Francën dhe Britaninë mbi mënyrën me të cilën do të riatdhesohen këta persona, kishte thënë më tej Ministri i Jashtëm Gjerman.

«Kjo çështje pritet të diskutohet sot nga Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, të cilët do të zhvillojnë një takim për të diskutuar mbi «gjendjen në Siri dhe zhvillimet e fundit në terren», sipas axhendës së kësaj mbledhjeje.

Ministrja e Drejtësisë nga Parisi deklaroi se: «tani për tani  Franca nuk mund të përmbushë kërkesën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Gjermania dhe Franca refuzojnë riatdhesimin e xhihadistëve post

«Tani ekziston një koniunkturë e re gjeopolitike me tërheqjen e trupave amerikane. Ne nuk mund të ndryshojmë politikën tonë në këtë fazë», deklaroi Ministrja e Drejtësisë, Nichole Bellupe.

Franca refuzon riatdhesimin në mënyrë kategorike riatdhesimin e xhihadistëve

Politika e Qeverisë Franceze konsiston në refuzimin kategorik për xhihadistët dhe bashkëshortet e tyre. Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, i kishte quajtur armiq të vendit të cilët duhet të gjykohen në Siri ose në Irak.

Parisi po angazhohet me riatdhesimin e personave nën moshë në disa raste tepër specifike.

Presidenti Amerikan, Donald Trump kërkoi nga Evropianët të pranonin disa qindra qytetarë të tyre, të cilët mbahen në Siri si «luftëtarë të Shtetit Islamik». I cili po shpërbëhet. Megjithatë, Gjermania dhe Franca refuzojnë riatdhesimin e xhihadistëve.



Nuk është vendosur asgjë akoma mbi fatin e luftëtarëve të huaj që mbahen nga forcat kurde në Siri. Midis tyre ndodhen Francezë, Gjermanë, Irlandezë, Italianë, Anglezë dhe Kanadezë. Meshkujt mbahen nëpër burgje ndërsa gratë dhe fëmijët e tyre mbahen në disa kampe.

Ministri Belg i Drejtësisë kërkoi dje një «zgjidhje evropiane» për këtë çështje, duke kërkuar të mendohen për gjetjen e një zgjidhje e cila nuk do të paraqesë asnjë rrezik në sektorin e sigurisë publike.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report