Connect with us

Bota

Gjobitet pornostari që xhiroi trio në metronë e Londrës

Published

on

Gjobitet pornostari që xhiroi trio në Metronë e Londrës

Një pornostar është gjobitur me një shumë prej 1.140 € pasi kishte filmuar disa skena porno, përpara të gjithë pasagjerëve të Metrosë në Londër, bashkë me dy persona të tjerë.


Gjobitet pornostari që xhiroi trio në metronë e Londrës post

George Mason, 35 vjeç, ka filmuar një marrëdhënje treshe që kishte bashkë me Nikolas Mulan 24 vjeç, dhe një person të tretë, emri i të cilit nuk është bërë akoma i njohur për publikun. Xhirimet ishin kryer në linjën veriore të hekurudhës së Londrës.

Më konkretisht, ngjarja ishte zhvilluar midis stacioneve Leicester Square dhe Waterloo, një udhëtim që zgjat vetëm tre minuta dhe ka ndërmjet vetëm dy stacione.


Gjobitet pornostari që xhiroi trio në Metro 2

George Mason kishte publikuar videon në Twitter disa muaj më vonë, duke nxitur përdoruesit e këtij rrjeti social që ta raportonin atë.

Sipas agjencisë Press Association, personi në fjalë u akuzua për fyerje publike.

Prokurori Robert Simpson tha se: «Ky incident ishte filmuar nga ata dhe në vazhdim ishte postuar në rrjetet sociale. Videon e kishte parë një Homoseksual i cili konsideroi se ky material tejkalonte kufijtë e asaj që quhet sjellje e pranueshme».


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report