Connect with us

Mbretëria e bashkuar

Gjykata pritet të vendosë nëse burri duhet të flejë me gruan e tij apo jo

Published

on

Gjykata pritet të vendosë nëse burri duhet të flejë me gruan e tij apo jo

Gjykatësi e kishte quajtur «Fondamentale» të drejtën e një burri për të zhvilluar marrëdhënje seksuale me gruan e tij, e cila është me aftësi të kufizuara mendore.

Punonjësit socialë kanë argumentuar se kishte dëshmi se shëndeti mendor i kësaj gruaje ka arritur në një fazë ku ajo nuk është më në gjendje të marrë vendime në lidhje me çështjen e seksit. Kështu që është kërkuar urdhri i gjykatës për të parashikuar dhe për të siguruar se gruaja nuk do të bie viktimë e përdhunimit.

Disi kështu, çështja kishte arritur në Gjykatën e Mbrojtjes, e cila analizon rastet e personave që nuk kanë aftësi mendore për të vendosur mbi jetën e tyre.

Gjykatësi Hayden ishte informuar se burri ishte i gatshëm të jepte betimin e tij se nuk do të tentonte kurrë të bënte seks me gruan e tij. Megjithatë, ai tha se kjo çështje duhet të rishikohet në thelbin e saj, përpara se të merrej ndonjë vendim.

E drejtë themelore të flesh me gruan tënde por ama ka dhe disa kushte

«Nuk mund të mendoj një të drejtë më themelore të njeriut sesa ajo e një burri që dëshiron të bëjë seks me gruan e tij. Shteti duhet t’ja garantojë atij këtë të drejtë. Besoj se është e drejtë që ky mashkull të ketë një gjykim të drejtë», deklaroi gjykatësi. Kjo deklaratë kishte shkaktuar bujë dhe komente të cilat shoqëroheshin nga reagime të ndryshme.

Thangam Debbonaire, kishte deklaruar se bëhet fjalë për një koment që legjitimon mizorinë. Këtë deklaratë ajo e kishe lëshuar nëpërmjet profilit të saj në Twitter.

«Kjo deklaratë legjitimon mizorinë njerëzore. Të thotë një gjykatës që nuk mund të mendojë asnjë të drejtë më themelore sesa ajo që të bëjë seks me gruan e tij është e papranueshme. Asnjë mashkull në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka të drejtë të këmbënguli për seks. Mungesa e pajtimit është e barabartë me përdhunimin», theksoi ajo.

https://www.youtube.com/watch?v=c-hsLxwLBMU

Më të lexuarat