Connect with us

Europa

Gjymtohet gjatë protestës pjesëtari i “jelekëve të verdhë”

Published

on

Gjymtohet gjatë protestës pjesëtari i “jelekëve të verdhë” featured

Pjesëtarët e lëvizjes “jelekët e verdhë” kanë zbritur në rrugët e Parisit për të 13-tën të shtunë me radhë. Protestuesit u shënuan sërish nga episode të dhunës që madje dëmtuan dhe integritetin fizik të protestuesve.

Në Paris protestuesit ishin mbledhur në zonën rreth “Arc de Triomphe” dhe u drejtuan drejt zonës “Champs-de-Mars”, përballë kullës së Eifelit. Sipas agjencisë “Sputnik” një person ishte plagosur nga një granatë dore dhe si rezultat kishte humbur dorën e tij, kjo granatë ishte hedhur nga Policia.


Gjymtohet gjatë protestës pjesëtari i “jelekëve të verdhë” post

Incidenti ka ndodhur përballë ndërtesës së Asamblesë Kombëtare Franceze, pasi kishin shpërthyer tensione midis policisë dhe protestuesve, të cilët kishin përdorur sprej piperi për të thyer turmën e protestuesve.

Sipas rrjetit meditativ RT, personi i plagosur ishte transferuar në spital.

Për t’ju shpjeguar, granata e gazit lotsjellës “GLI-F4” përmban një sasi lënde shpërthyese prej 25 gramësh dhe përdoret nga forcat Franceze që prej vitit 2011. Protesta të këtij lloji po zhvillohen në disa qytete të Francës.

Para dy javësh, Jerome Rodrigues, një nga personalitetet udhëheqëse të lëvizjes “jelekët e verdhë” në Francë, ishte plagosur në njërin sy gjatë një proteste të “jelekëve të verdhë” në Paris. Sipas avokatit të tij ai ishte goditur nga një armë (LBD).

Gjymtohet gjatë protestës pjesëtari i “jelekëve të verdhë” LBD

Më të lexuarat