Connect with us

Europa

Goditet me thikë krye bashkiaku para qindra shikuesve

Published

on

Goditet me thikë krye bashkiaku para qindra shikuesve

Sipas Policisë dhe mediave Krye bashkiaku i qytetit Gdansk Paweł Adamowicz, është sulmuar nga një i panjohur i cili e ka goditur atë me thikë.

Krye bashkiaku i bashkisë së portit të madh u shoqërua menjëherë në spital në gjëndje tepër serioze.

Paweł Adamowicz është kryetar bashkie që nga viti 1998! Personi në fjalë është sulmuar gjatë një manifestimi i cili ishte organizuar për të mbledhur fonde për blerjen e disa aparaturave mjekësore. Ngjarja ka ndodhur përpara qindra njerëzve, pikërisht në momentin që ai gjendej në tribunë.



Autori është arrestuar dhe sipas policisë bëhet fjalë për një 27 vjeçar i cili ishte dhe banues i qytetit Gdansk.

Një video e cila qarkullon në internet tregon ngjarjen hap pas hapi. Autori ngjitet në skenë dhe pasi sulmoi krye bashkiakun, mori mikrofonin dhe deklaroi se kishte hyrë në burg padrejtësisht për shkak të “Platformës së qytetarëve” ndërsa ishte i pafajshëm.

Në vazhdim deklaroi përpara turmës me mikrofon në dorë se pikërisht për këtë arsye po ekzekutonte Adamoviç-in.


Goditet me thikë krye bashkiaku para qindra shikuesve post

Platforma e qytetarëve ka përkrahur Adamoviç-in gjatë zgjedhjeve lokale të viti 2018. Presidenti i KE, zoti Donald Tusk, Presidenti i Polonisë dhe kryeministri Mateos Moravieski shpehën përkrahjen e tyre .

Andrzei Duda nëpërmjet një statusi në Twitter gjendet përkrah krye bashkiakut dhe familjarëve të tij .

Sipas informacioneve të fundit krye bashkiaku Paweł Adamowicz ka humbur jetën e tij në spital nga plagët e rënda që kishte marrë.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report