Connect with us

Azia

Grabitësi i kthen paratë viktimës së tij pasi konstatoi se llogaria e saj ishte zero

Published

on

Grabitësi i kthen paratë viktimës së tij featured

Një grabitje e çuditshme ka ndodhur para pak kohësh në Kinë. Grabitësi i kthen paratë viktimës së tij pasi konstatoi se llogaria e saj ishte zero. Ky incident ka bërë bujë në internet dhe në rrjetet sociale për shkak të gjestit human që kishte treguar autori i kësaj grabitje.

Një femër e re kishte vajtur të tërhiqte para nga një makineri ATM, e cila i përkiste një banke në qytetin Kechuang. Papritur, një person i ishte afruar asaj dhe e kishte kërcënuar me një thikë për ta grabitur.

Ajo pas frikës që kishte përjetuar i kishte dhënë atij menjëherë paratë që sapo kishte ngritur nga llogaria e saj. Grabitësi kishte insistuar që ajo të kontrollonte shumën e mbetur në llogari për ti marrë më shumë para.

Kur kishte parë se llogaria e saj ishte zero kishte vendosur ti kthente mbrapsht shumën e grabitur dhe ishte larguar menjëherë.

Pas kësaj eksperience, ajo kishte mbetur gojëhapur. Nuk mund ta realizonte dot atë që sapo i kishte ndodhur, i dukej e pabesueshme. Incidenti ishte filmuar nga kamera e sigurisë së kësaj banke dhe ka bërë bujë të madhe në internet.


Më të lexuarat