Connect with us

Amerika e Veriut

Grabitje kinematografike në një aeroportin Guanajuato të Meksikës, grabitën 1 milion dollarë për 3 minuta

Published

on

Grabitje kinematografike në një aeroportin Guanajuato të Meksikës, vodhën 1 milion dollarë për 3 minuta

Disa persona të armatosur kishin realizuar një grabitje në një aeroport të Meksikës. Aksioni i tyre kishte zgjatur vetëm 3 minuta. Objektivi i tyre ishte një makinë e blinduar e cila transportonte një shumë parash e cila duhej të ngarkohej në një avion. Ata kishin realizuar me sukses misionin e tyre duke u larguar me 1 milion dollarë.

Grabitja kishte ndodhur në orën 05:00 të mëngjesit të së enjtes (me orën e shqipërisë). Grabitësit kishin mbërritur aty me një fugon dhe kishin thyer barrierën e sigurisë në pistën e aeroportit në Guanajuato. Këto detaje ishin dhënë nga kompania që menaxhon këtë aeroport.

Autorët kishin rrëmbyer shumën e parave nga duart e punonjësve, teksa ata ishin përgatitur për ti ngarkuar këto para në aeroplanin që do ti transportonte. Në vazhdim ishin larguar duke thyer barrën e sigurisë në një tjetër pikë. «E gjithë kjo ngjarje kishte zgjatur vetëm tre minuta», deklaruan autoritetet.

Nuk është dhënë ende ndonjë informacion mbi shumën e parave të grabitura, por sipas mediave lokale kjo shumë arrin në 20 milion pesos, ose një milion dollarë.

Në Dhjetor, një mision dërgese prej 118 milionë pesos (6,2 milion dollarësh), ishte bllokuar nga grabitësit në të njëjtin shtet (Guanajuato). Automjeti i blinduar ishte zbuluar pas disa orësh në një qytet aty afër.

Guanajuato është një nga qendrat më të rëndësishme industriale në Meksikë, me një numër të konsiderueshëm fabrikash.

Këto aktivitete dhe prania e kësaj infrastrukture të rëndësishme energjetike ka tërhequr organizatat kriminale të cilat realizojnë zhvatje, rrëmbime dhe vjedhje karburantesh. Përleshjet e autoriteteve me bandat e armatosura janë një fenomen i shpeshtë në këtë shtet.


Më të lexuarat