Connect with us

Amerika e Jugut

Grabitje me armë në stacionin radiofonik teksa po transmetonte drejtpërdrejt

Published

on

Grabitje me armë në stacionin radiofonik teksa po transmetonte drejtpërdrejt

Në San Paolo të Brazilit ishte kryer një grabitje në një stacion radiofonik gjatë orës që ndodhej në transmetim të drejtpërdrejtë. Autorët kishin hyrë në studio të maskuar dhe me armë në duar, pesë minuta para mbarimit të emisionit.

Grabitja ishte transmetuar drejtpërdrejt në Facebook. Në video duket momenti kur personat e armatosur kishin hyrë në studion e këtij stacioni. Në video dëgjohet njëri nga autorët teksa u thotë viktimave të tij të rrinë të qetë «nëse nuk dëshironin të vdisnin».

Sipas publikimit të Daily Mail, grabitësit ishin në dijeni se grabitja e tyre do të transmetohej drejtpërdrejt por kjo nuk i kishte ndaluar të merrnin me vete pothuajse gjithçka me vlerë në këtë studio.

 Në video dëgjohet dhe prezantuesi i emisionit, i cili u kishte kërkuar autorëve të mbeten të qetë (për t’ju shmangur ndonjë tragjedie). Nën kërcënimin e armëve, ata kishin marrë pothuajse gjithçka me vlerë në këtë stacion. Sendet e vjedhura ishin aksesorë si celularë, orë, dhe portofolat e viktimave të tyre.


Më të lexuarat