Connect with us

Bota

Gratë e Arabisë Saudite tani e tutje do të lajmërohem me sms për divorcet

Published

on

Gratë e Arabisë Saudite tani e tutje do të lajmërohem me sms për divorcet

Tani e tutje do të lajmërohen me një mesazh në celularin e tyre

Sipas një ligji të ri i cili ka hyrë në fuqi tashmë nga Gjykata e Arabisë Saudite. Duke filluar që sot femrat e divorcuara do të lajmërohen nëpërmjet Celularit të tyre për çdo ndryshim në martesën e tyre. Kjo masë synon të eliminojë fenomene që shpesh takohen kohët e fundit. Burrat mbyllin në mënyrë sekrete një lidhje pa e lajmëruar fare bashkëshorten e tyre.

Gratë e Arabisë Saudite tani e tutje do të lajmërohem me sms për divorcet post image

Gratë do të lajmërohen me SMS mbi çdo ndryshim në gjendjen e tyre civile komunikoi Ministria e Drejtësisë në një letër shtypi. Sipas këtij ligji gratë e kësaj mbretërie do të mund të informohen për ndërprerjen e martesës së tyre direkt nga sajti i Ministrisë së Brendshme.

Kjo masë po hyn në fuqi në momentin që Princi i ardhshëm Mohamad Bin Salman po përparon me reformat Ekonomike, sociale dhe fetare. Reforma që deri më sot ishin të papara në këtë shtet konservator i cili ushtron ndaj femrave përkufizimet më të rrepta në botë.

Pjesmarrja e femrës në tregun e punës

Femrave ju dha e drejta për drejtim automjeti që nga muaji qershor i 2018-tës. Gjithashtu u ka njohur dhe të drejtën e hyrjes në stadiumet sportive. Diçka që deri tani ishte një privilegj vetëm i meshkujve. Në të ardhmen Riadi synon të shtojë dhe pjesëmarrjen gjinisë femërore në tregun e punës.

Megjithatë Arabia Saudite shtyp çdo zë kundërshtues madje dhe vijon me arrestime në oborret fetare dhe Intelektuale. Dhe në veçanti aktivistët që luftojnë për të drejtat e gruas.

Per shembull sot një vajzë 18 vjeçare nga Arabia Saudite u arrestua në aeroportin Internacional të Bangkokut. Kur u mor në pyetje ajo deklaroi se kishte frikë për jetën e saj nëse kthehej mbrapsht nga autoritetet e Tajlandës. Të cilat konfirmuan se i kishin mohuar hyrjen në vend sapo kishte zbarkuar nga Kuvajti.

Vajza doli në Twitter për të treguar historinë e saj, ku tha se kishte tentuar të arratisej për të shpëtuar keqtrajtimit nga familja e saj. Dhe se kishte qëllim të shkonte të kërkonte azil në Australi duke garantuar se i ishte dhënë Viza.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat