Connect with us

Greqi

Greku ja faturon shqiptarit vrasjen makabër në ishullin Rodhos

Published

on

Gjaknxehtë dhe me të kaluar të dhunshme 21 vjeçari Grek sipas dëshmive të dhëna nga njerëz të ndryshëm

Autorët ishin një i ri Grek dhe një 19 vjeçar shqiptar i cili u dhunua barbarisht dhe padrejtësisht në burg. Fakte të reja po dalin në dritë ç’do ditë të cilat përfshijnë dhe persona të tretë në ngjarje.

Greku ja ngarkon shqiptarit krimin makabër të vrasjes së studentes në ishullin Rodhos

“I dashur me të gjithë dhe djalë shumë i sjellshëm”. Kshu deklaron për të babai i të riut me inicjalet M.K. Dy të akuzuarit Përpiqen t’ia hedhin peshën e krimit njëri tjetrit mbi vrasjen e Elena Topaludhit. Këtë argumentojnë në dëshmitë e tyre gjatë hetimeve paraprake.

Në burg ndodhen tashmë dy personat që akuzohen se përdhunuan, vranë dhe hodhën nga shkëmbinjtë në det Elena Topaludhin. Ndërsa ajo ishte akoma e gjallë! Studentja vdiq e pa ndihmuar nga askush ndërsa të akuzuarit për këtë çështje përpiqen të fajësojnë njëri tjetrin për krimin makabër.

Detajet janë vërtetë shokuese në dëshmitë e tyre

Për të dy të akuzuarit mbas dëshmive paraprake të dhëna pranë policisë detare u mor masa me arrest dhe u dërguan në burg.

21 vjeçari M.K deklaroi se 19 vjeçari shqiptar gënjen dhe se po argumenton veprat e tij sikur ato të ishin kryer nga unë! Pikërisht me qëllimin që të më fajësojë mua për vrasjen e saj dhe të lehtësojë pozicionin e tij. Ai këmbëngul se 19 vjeçari shqiptar ishte ai që sulmoi studenten dhe jo ai.

Greku ja ngarkon shqiptarit krimin që u krye në ishullin Rodhos
Eleni Topaloudhi

Dhe sipas dëshmisë së tij ai argumenton se gjithçka ndodhi pikërisht pasi ajo i rrëfeu shqiptarit që seksi me mua ishte më i mirë!

Sipas 21 vjeçarit M.K 19 vjeçari menjëherë u irritua dhe filloi ta shante studenten, madje duke e goditur dhe dy herë me grusht “fuqishëm në fytyrë” ku si pasojë humbi ndjenjat e saj. Por ai nuk ndaloi me kaq dhe vazhdoi duke e kapur nga fyti. Dhe e godiste në kokë. Në ato momente pranë tij pa një hekur rrobash. Menjëherë e mori dhe filloi ta godiste si maniak me të në fytyrë dhe kudo.

I shokuar Pashë gjakun që hidhej dhe konstatova që i kishte hapur një vrimë në kafkë. Elena kishte humbur ndjenjat e saj dhe nuk lëvizte përtokë. Në një moment e tërhoqa 19 vjeçarin dhe në gjendje shoku e pyeta “çfarë bëre”. Ai mu përgjigj: “Mirë e pësoi k***a”. Që kishte dhe guximin të më thotë që me ty bënte se** më të mirë.

Pasi e tërhoqa i thashë që duhej të lajmëronim ambulancën por ai mu përgjigj se ajo kishte vdekur tashmë. Më kërcënoi që të mos guxoja të lajmëroja njeri sepse s’kishte ndërmend të përfundonte në burg për të.

Më paralajmëroi se në rast se do flisja gjëkundi për këtë çështje atëherë të afërmit e tij do të vinin dhe të më vrisnin.

Pas asaj që bëri ai ishte tërësisht gjakftohte dhe i distancuar ndërsa unë ndihesha i terrorizuar. Më kishte kërcënuar se nëse nuk do veproja siç më kishte udhëzuar ai dhe unë do të kisha fatin e saj. Dhe në të vërtetë pasi i akuzuari insiston në argumentimin e tij kriminal. Pikërisht duke u munduar të ngarkojë përgjegjësinë e tij mbi mua. Kërkoj “të bëhen analizatmbi hekurin e rrobave dhe ti bëhen analiza gjaku dhe atij nëse ishte i pire por dhe nëse kishte konsumuar ndonjë lëndë narkotike”.

19 vjeçari shqiptar në dëshminë e tij dhënë pranë Policisë detare argumentoi tërësisht të kundërtën. Ai argumentoi se M.K goditi Elena Topaludhin dhe insistonte që të mos e transportonim vajzën në spital

Sipas argumenteve që deklaron 21 vjeçari M.K ishte shqiptari ai që koordinoi gjithçka. Madje akoma dhe pastrimin e makinës me klor për të zhdukur do gjurmë që e lidhte atë me krimin.

E kaluara e dhunshme e 21 vjeçarit Grek me inicjalet M.K

“Si një person veçanërisht nervoz dhe provokator! I cili shumë shpesh dilte nga vetvetja dhe humbiste kontrollin”. Këtë deklarojnë ata që e njihnin mirë të akuzuarin 21 vjeçar.

Pavarësisht moshës së tij të re 21 vjeçari M.K në shumë raste në të kaluarën kishte arritur të angazhonte me aktet e tij autoritetet lokale duke tronditur dhe shoqërinë civile në ishullin Rodhos.

Autori i ngjarjes me inicjalet M,K
Njëri nga autorët e ngjarjes M.K

Komshinjtë e tij në Lindho të Rodhos. Pikërisht aty ku familja e tij ka një biznes hotelerie. Ata bëjnë fjalë për një djalë i cili vazhdimisht përfshihej nëpër sherre që nga mosha e tij fëmijërore. Gati të gjithë banuesit e asaj zone kanë nga një incident për të treguar. Madje dhe një ngjarje të rëndë që ka ndodhur qershorin e kaluar. Ku si pasojë kishte mos pjesëmarrjen dhe lënien jashtë ndeshjeve kampjonit botëror në sportin “Chiu Jitsu” .Kemi fjalën këtu për Kristo Keletzian.

Aksidenti dhe Denoncimi!

Qershorine kaluar M.K po ngiste motorin e tij duke e ngrirë atë në gomën e parë. Pikërisht në rrugën kryesore në Pefkus të Lindhos. Kur papritur në një moment befasisht devijoi duke kaluar në krahun e kundërt ku ngiste motorin e tij Kristos Keletzian dhe e përplasi atë. Rrota e përparme e M.K goditi pikërisht në fytyrë dhe në kokë kampionin botëror Kristo Keletzia i cili në vazhdim u transportua në një spital të Athinës me fraktura të rënda në kafkë ku dhe u nënshtrua në një seri ndërhyrjesh kirurgjikale të njëpasnjëshme. Si pasojë e këtij aksidenti sportisti e kishte të pamundur vazhdimin e stërvitjes. Dhe në këtë mënyrë ai humbi një kontratë të konsiderueshme që kishte firmosur për një seri paraqitjesh në Amerikë.

Kur doli nga spitali i kërkoi një avokati të njohur në ishull që të dëshmonte pasi ishte dëshmitar. Në një gjyq ku sportisti kërkonte dëmshpërblim dhe çështja gjendet akoma në pritje të gjykimit!

çështja kundër M.K gjendet akoma në pritje të gjykimit

Por ajo që shkakton çudi është se 21 vjeçari M.K dhe mbas aksidentit vazhdonte ta ngiste motorin e tij në të njëjtën mënyrë provokatore nëpër Rodhos. Ku sipas informacioneve 10 ditë më pas duke provokuar në një gomë e përplasi motorin mbi një patrullë të policisë.

Grindjet dhe përleshjet

Vini re se M.K e njihte shumë mirë Kristos Keletzias i cili gjatë muajve të verës punonte si roje në një bar të Lindhos. Para se ta aksidentonte në Pefkus 21 vjeçari kishte bërë një përleshje me disa klientë pikërisht në këtë bar. Ku si rezultat Kristos Keletzias e kishte përzënë atë duke e nxjerrëjashtë lokalit. 21 vjeçari M.K gjendej i dehur dhe po fyente një grup të rinjsh. “Ishte diçka që pritej nga M.K pasi ai është shumë gjaknxehtë” kishte deklaruar një Biznesmen në atë zonë!

Në disa nga incidentet që përshkruajnë banorët e zonës vihen re përleshjet e shpeshta me shoferët e taksive dhe ata të Autobusëve. Por dhe përleshja e tij vjet me një avokat të njohur përpara syve të kalimtarëve. Një biznesmen Lokal dëshmon se gjithçka  ndodhinë një shesh TAXI në Lindhos. 21 vjeçari sa e pa avokatin ndaloi motorin dhe mbas një përleshje të egër e kapi nga fyti dhe filloi ta shkundte atë.

Për fatin e mirë të avokatit shoferët e taksive që ndodheshin dëshmitarë përpara asaj skene to pabesueshme arritën ta ndihmojnë avokatin. Të cilin M.K e sulmoi në befasi ndërsa avokati as që nuk priste një sulmtë tillë. Në vazhdim u informuam që avokati në fjalë kishte marrë përsipër një çështje kundër tij ku përfshihej me një shofer autobusi në ishull.

Plagosje me thikë jashtë një shkolle.

Sipas dëshmisë së Eleftherios Pavlis. Drejtor në shkollën EPAL Archangelou. 21 vjeçari kishte ngelur në klasë për arsye të mungesave në vitin 2013 ku dhe braktisi arsimin shkollor. Ai mban mend pastër dhe dëshmon:

Një mbrëmje po thereshin me thika jashtë shkollës me një Shqiptar. Drejtori thërriti policinë dhe M.K e kapën në flagrancë ku dhe përfundoi në rajonin e policisë. Drejtori tha se kishte thirrur prindërit e M.Ktë cilët insistonin se djali i tyre (M.K) ishte në rregull! Por prindërit e tij nuk pranonin që kishte kryer një akt të gabuar. Ata kishin një qëndrim pasiv ndaj gjithçkaje.

Djali im shumë shpirt mirë dhe i dashur!

Ikona tjetër që kishin prindërit e M.K është konfirmuar dhe nga Dëshmia që dhanë para policisë detare. Pasi u lajmëruan menjëherë për aktin që kishte kryer i biri i tyre!

“Është djalë shpirt mirë dhe djalë flori. Bën shumë për shoqërinë e tij dhe kurrë nuk ishte karakter që prishte qejfin e shoqërisë.Është dhe pak gjaknxehtë nëse dikush nuk i flet sjellshëm. Nëse dikush do ta ofendonte djali im thjesht do ti përgjigjej në përputhje me rrethanat ”

Pyetjes se “nëse M.K ishte në gjendje të godiste dikë”. Përgjigja e babait të M.K ishte negative: “Si djalë i ri ishte përleshur nja dy herë nëpër sherre. Por nuk i njoh arsyet

Për 19 vjeçarin shqiptar babai i M.K deklaroi se nuk e njeh personalisht, pasi nuk kishin biseduar asnjëherë bashkë me të. Ai tha “Kishte ardhur nja 10 herë në shtëpi bashkë me djalin tim, por nuk janë shokë të ngushtë”!

Janë njohur bashkë para një viti në palestër ku ndiqnin mësime Kick Boxing të cilin djali im e frekuenton akoma”. Ai deklaron me tej se për herë të parë të riun shqiptar e ka njohur në fillim të nëntorit të 2018 tës.

Ndërkohë ai shtoi

“Qe nga fillimi që e pashë diçka nuk më pëlqente tek ai njeri pasi nuk fliste shumë dhe ishte i ftohtë. Vinte dhe hynte në shtëpi pa na folur hiç. Një herë më ka pas telefonuar në telefonin tim dhe kërkoi direkt djalin pa më përshëndetur fare ”

Me tej ai vijon:

Familja ime ndihet e tronditur nga humbja e vajzës së mjerë. Dua të shpreh ngushëllimet e mija pranë familjes së saj. Im bir gjithashtu është i tronditur dhe i penduar që nuk kishte kurajon që të parandalonte ngjarjen fatale! Kam besim tek drejtësia Greke dhe do të pranoj vendimin të saj. Shpresoj të provohet e vërteta dhe të shpallen përgjegjësitë që i atribuohen secilit nga të dy”: Mbyll deklaratën babai i 21 vjeçarit M.K!

Vetëm dy autorë? Merrnin pjesë dhe persona të tretë në vrasjen e Elena Topaludhit në Rodhos?

Policët detarë që realizuan hetimin paraprak mbasi u gjet e vdekur Elena Topaludhi besojnë që në këtë vrasje kanë marrë pjesë dhe personatë tretë. Këtë e kanë deklaruar zyrtarisht dhe në dokumentin që kanë dërguar në Hetuesinë e Rodhos. Duke kërkuar asaj që të jepet leje për heqjen e sekretit të telekomunikacionit. Deri tani ekzistojnë shenja indikative që në këtë ngjarje janë përfshirë dhe persona të tretë përveç dy të arrestuarve.

Të njëjtat dyshime ka dhe Avokati i familjes Topaludhi. Zoti Aleksis Kujas . Hetimet dhe analizat DNA pritet të japin përgjigjen nëse përveçdy të akuzuarve ekzistonin dhe persona të tretë aty.

Aleksis Kujas

Duke pasur parasysh situatën. Avokati Aleksis Kujas mund të kërkojë që gjyqi mos të zhvillohet në Rodhos. Pasi juristët të cilët do të burojnë nga ai ‘ambient civil’ mund të mos jenë të pa anshëm (asnjë anshëm).

Avokati i njohur Aleksis Kujas deklaroi

Bëhet fjalë për një krim që përshkruhet me egërsi ekstreme.E cila do të dokumentohet në panteonin e krimeve. Këto fakte do jenë subjekti hulumtimeve në shumë çështje hetimore gjatë vitevë të ardhshme.

Megjithë këtë çështje bashkë gjithsej në jetën time kam trajtuar 827 vrasje. Ku në shumicën e këtyre rasteve isha avokat mbrojtës. Në disa nga këto çështje si kjo në fjalë. Ndihem i gëzuar që ndodhem në krah të së drejtës civile. Kjo është nga ato çështje që askush s’mund të përshkruajë. E vetmja që mund të sjellë ndërmend është tortura që përjetoi kjo vajzë! Deri në momentin që jeta esaj u fik përgjithmonë.

Ndërsa motra e të riut 19 vjeçar shqiptar deklaroi:    

Kishte shumë marrëdhënie të mira me vajzën. Duket dhe në video kur ajo e puth dhe e përqafon vëllain tim vazhdimisht. Nuk kishte asnjë problem vajza kur dilnin bashkë pasi mbrëmjen e kaluar kishte fjetur në shtëpinë e saj. Gjithçka ndodhi mbasi u shfaq fytyra e tretë midis tyre.

Tashmë ai ka kuptuar se duhej të këmbëngulte për ta dërguar vajzën në spital. Akoma edhe nëse duhej ta godiste shokun e tij. Duhej ta bënte këtë për të shpëtuar vajzën!

Më të lexuarat