Connect with us

Europa

Greqi » Arratisen dy të burgosur Shqiptarë nga burgu i Korydallos

Published

on

Arratisen dy Shqiptarë nga burgu i Korydallos

Arratisen Shqiptarë nga burgu i Korydallos

Dy të burgosurit me shtetësi Shqiptare të cilët ishin dënuar për grabitje dhe vjedhje janë arratisur dje në mbrëmje. Policia greke e kuptoi vetëm në mëngjes gjatë numërimit të burgosurve. As helikopterë, as të shtëna dhe asgjë të tillë. Thjesht u arratisën në mënyrë të civilizuar pa bërë zhurmë fare. Arratisja e tyre u konstatua 12 orë pas realizimit të saj. Dhe më e çuditshmja është se këtë arratisje e kishin filmuar komplet dhe kamerat e sigurisë. Ku mesa duket asnjeri nuk i përgjonte këto kamera.

Në gjendje alarmi gjendet komplet burgu i Korydallos pasi u zbulua arratisja e dy shtetasve Shqiptarë. Bëhet fjalë për dy të rinj që janë dhe vëllezër ose kushërinj të afërm me njëri tjetrin. Ata mbaheshin në digën e katërt të burgut gjyqësor të Athinës i cili lokalizohet në zonën Korydallos. Sektori i katërt i këtij burgu gjendet në bodrumet e tij dhe dy të burgosurit arritën të arratisen nga qelia 17.

Greqi » Arratisen dy të burgosur Shqiptarë nga burgu i Korydallos

Të rinjtë Shqiptarë arritën të presin kangjellat e qelisë së tyre ku n vazhdim dolën në oborrin e këtij burgu. Më pas ata janë ngjitur në murin rrethues duke përdorur një litar artizanal të prodhuar nga disa rripa çantash. Litari në fjalë në njërin cep kishte një ganxhë që i ndihmoi të arratiseshin. Fiks poshtë hundës e oficerëve të burgut por dhe gardianëve që ndodheshin në ambientet e jashtme.

Arratisen dy të burgosur Shqiptarë nga burgu i Korydallos

Gardjanët e kuptuan 12 orë pas

Sipas informacioneve arratisja e dy shtetasve Shqiptarë u konstatua sot në mëngjes por arratisja ishte realizuar dje në mbrëmje rreth orës 20;30 me orën Greke. Dy të burgosurit ishin dënuar për vjedhë dhe grabitje në mënyrë të shquar. Sipas dëshmive të gardianëve, dy vëllezërit dje në darkë gjendeshin në qeli por papritur sot në mëngjes thjesht ishin zhdukur. Ora e arratisjes u zbulua nga sistemi i përgjimit të burgut. Pra nga kamerat që filmuan hap pas hapi arratisjen e tyre. Diçka që lind shumë pikëpyetje se pse askush nuk arriti të kuptojë asgjë.

Hetimin e kësaj çështje si dhe rrethanat se si ata arritën të zhduken pa kuptuar askush asgjë e ka marrë përsipër Ministria Greke e Drejtësisë nga ku pritet të merren dhe disa koka.

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report