Connect with us

Europa

Greqi » Minoritari Grek vret të bijën sepse kishte lidhje me një Afgan

Published

on

Minoritari Grek vret vajzën e tij sepse kishte lidhje me një Afgan

Minoritari Grek vret të bijën sepse ishte e dashuruar me një Afgan

Minoritari Grek nga Shqipëria e konsideronte <<mëkat vdekjeprurës>> lidhjen e vajzës së tij me një të ri nga Afganistani. Pasi vrau të bijën, për të zhdukur gjurmët e krimit e mori dhe e varrosi në oborrin pas shtëpisë ku banonin familjarisht.

Greqi » Minoritari Grek vret të bijën sepse kishte lidhje me një Afgan

Fund tragjik pati çështja e zhdukjes së 28 vjeçares Angeliki Petru. Ajo ishte zhdukur nga mëngjesi i së mërkurës së 2 Janarit por më në fund trupi saj i pajetë u zbulua në oborrin e shtëpisë ku banonte. Vajzën e kishte varrosur babai i saj në oborr, në zonën Alepu të Korfuzit.

Sipas burimeve babai i të ndjerës ishte ai që i tregoi Policisë vendin ku gjendej kufoma e saj dhe menjëherë ai u konsiderua si i dyshuari kryesor. Në fillim babai i Minoritares nuk pranonte vrasjen e fëmijës së tij. Por pas një serë pyetjesh dhe insistimi nga organet ai përgjigjej binte në kontradikta me dëshmitë e mëparshme.

Afgani kishte denoncuar ngjarjen në polici

I dashuri i saj Afgan ishte ai që kishte denoncuar zhdukjen e saj që nga momenti i parë. Duke këmbëngulur se babai i saj e kishte vrarë atë pasi nuk pranonte lidhjen e tyre për shkak të racizmit. E ndjera kishte pak kohë që ndodhej në lidhje me një të ri nga Afganistani dhe babai i saj ishte totalisht kundër. Madje dhe grindej çdo ditë me të në shtëpi për këtë arsye. Vajza ishte e pavarur ekonomikisht pasi ajo punonte në një dyqan në Korfuz i mbulonte vetë shpenzimet e saj personale. Ajo nuk i bindej babait të saj i cili i kërkonte me insistim për ta prishur këtë lidhje.

Grindjet e njëpasnjëshme ishin ato që çuan në vrasjen e 28 vjeçares pasi babai i saj nuk mund ta pranonte se vajza e tij nuk i bindej. Thuhet se shkaku kryesor që ndezi këtë vrasje është një telefonatë që vajza e tij kishte patur ditën e viti të ri nga i dashuri i saj. Ai i kishte kërkuar asaj ta mbyllte telefonin por ajo nuk ishte pranuar dhe aty kishte filluar përleshja fatale.

Në lidhje me çështjen e groposjes së saj, babai vrasës tha se pasi kuptoi se ç ‘kishte bërë dhe konstatoi se ajo ishte e vdekur kishte vepruar në gjendje paniku dhe tensioni emocional. Pasi e ekzekutoi atë e mori dhe e groposi në oborrin mbas shtëpisë ku banonte. Kufoma e saj kishte plagë të rënga nga një send i mprehtë por shkaku i saktë i vdekjes së saj nuk është i qartë akoma pa rezultatet e mjekësisë ligjore. Sipas informacioneve të fundit vajza është ekzekutuar me një levë.

Më të lexuarat