Connect with us

Europa

Greqi » Vrasje jashtë klubit natën e vitit të ri

Published

on

Greqi-»-Vrasje-jashtë-klubit-natën-e-vitit-të-ri

Sipas banorëve të zonës janë dëgjuar tre të shtëna

Përleshje e përgjakshme ku si pasojë mbeti një person i vrarë ka ndodhur në Pire të Athinës. Ngjarja ka ndodhur pikërisht përpara një klubi nate gjatë festës së ndërrimit të viteve.

Një person i plagosur rëndë nga një plumb në gjoks është transportuar mbrëmë urgjentisht rreth orës 04:00 në spitalin Xanio të Athinës. Ku dhe mbas përpjekjeve të mjekëve ai ka humbur jetën e tij.

Vrasje jashtë klubit natën e vitit të ri

Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur akoma për publikun. Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur mbas një sherri gjatë orëve që ai po argëtohej nëpër klubet e natës në qytetin e Athinës. Gjatë kësaj përleshje ai u qëllua me një plumb në gjoks ku si pasojë ka humbur jetën e tij pak orë më pas. Në vendngjarje u gjetën dhe dy gëzhoja të një arme tip pistoletë.

Hetim mbi ngjarjen po zhvillon njësia e Krimit kundër jetës në Atikë

Policia po heton persona që gjendeshin në zonë për të hedhur dritë mbi rrethanat që ndodhi kjo ngjarje e rëndë. Femra që ndodhej në shoqërinë e personit të vrarë gjendet në gjendje të renduar psikologjike dhe si pasojë nuk është në gjendje të dëshmojë për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje fatale.

Më të lexuarat