Connect with us

Europa

Gripi bën kërdinë në Rumani: 57 të vdekur

Published

on

Gripi bën kërdinë në Rumani»57 të vdekur

Numri i viktimave të gripit në Rumani ka arritur në 57, pasi shumë persona të tjerë kanë humbur jetën e tyre gjatë 3 ditëve të fundit. Sipas mediave Rumune bëhet fjalë për tre meshkuj të moshave 90, 49 dhe 40 vjeç, midis tyre ndodhej dhe një grua 87 vjeçe.

Pavarësisht rritjes së shifrave të gripit Rumania nuk i plotëson kriteret bazë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për deklarimin e një epidemie në vend. Kriteri më i rëndësishëm është 1500 raste në 100.000 banorë.


Gripi bën kërdinë në Rumani 57 të vdekur post

Pritet nga Ministria e Shëndetësisë së Rumanisë të shpallë zyrtarisht «Epidemi gripi» në këtë vend.

Gjatë deklaratave të saj, Ministrja e Shëndetësisë Sorina Pintea nënvizoi se për të shpallur një «epidemi» në vend, duhet që rastet e konfirmuara duhet të jenë patjetër më shumë se rastet e raportuara për tre javë me radhë.

Ajo gjithashtu ka theksuar se «sipas ekspertëve, gjatë dy javëve të fundit ka një përhapje të kësaj sëmundje dhe se vendi gjendet në kufijtë e një epidemie».

Ndërkohë, 1.3700 shkolla në Bullgari janë mbyllur për shkak të epidemisë së gripit që ka goditur vendin gjatë javëve të fundit. Sipas komunikimeve, gripi ka shënuar një përhapje alarmante në 23 periferi. Në këto zona përfshihet dhe kryeqyteti i Bullgarisë, Sofja.

Ministria e Arsimit komunikoi se «një pjesë e këtyre shkollave do të hapen pas datës 5 shkurt, ndërsa autoritetet shëndetësore Bullgare mbeten në gatishmëri të plotë duke marrë masat e nevojshme të higjienës, duke mbrojtur zonat e mbipopulluara».


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report