Connect with us

Franca

Gruaja e ish-presidentit të Interpolit, Meng Hongwei, ka denoncuar tentativë rrëmbimi

Published

on

Gruaja e ish-presidentit të Interpolit, Meng Hongwei, ka denoncuar tentativë rrëmbimi

Gruaja e ish-presidentit të Interpolit, Meng Hongwei, ka denoncuar tentativë rrëmbimi. Ju rikujtojmë se bashkëshorti i saj, Meng Hongwei, ishte arratisur gjatë fundit të shtatorit të vitit 2018. Pastaj ishte kthyer në Kinë pasi kishte dhënë dorëheqjen nga Interpoli me datë 7 tetor, me anë të një emeili.

Më parë kishte dalë dhe një deklaratë nga autoritetet e Pekinit. ku thonin se kishin filluar një hetim për korrupsion kundër tij.

Gruaja e tij ka bërë denoncim për «tentativë rrëmbimi» si ishte bërë e ditur nga Prokuroria e Lion-it në Francë. Pikërisht aty ku gjendet dhe selia e Policisë Ndërkombëtare. Ajo kishte deklaruar se ishte kërcënuar disa herë, sipas deklaratave të saj në fillim të tetorit. Sipas informacioneve, kishin vajtur në shtëpinë e saj dy biznesmenë Kinezë dhe i kishin kërkuar asaj ti ndiqte në Çeki me aeroplanin e  tyre privat.

Ajo kishte refuzuar por dy personat në fjalë e kishin vizituar dy ditë më pas, duke i propozuar të bënte një «shëtitje në qytetet Evropiane».

«Pas tentativës së rrëmbimit, njoftova direkt Policinë. AAjo erdhi dhe më mori nën mbrojtje, bashkë me binjakët e mi 7 vjeçar». Këto fjalë kishte deklaruar ajo në Radio France dhe në gazetën Liberation. Prokuroria e Lion-it qartësoi se akoma nuk ka filluar asnjë hetim paraprak mbi këtë çështje.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat