Connect with us

Azia

Gruaja mbulohet e gjallë nga fadromat

Published

on

Gruaja mbulohet e gjallë nga fadromat featured

Një punëtore kishte gjetur fund tragjik në një fabrikë në Kinë kur një nga drejtuesit e fadromave nuk e kishte parë, kështu që e varrosi të gjallë. Gjithçka ka ndodhur në një fabrikë të qytetit  Yidu. Gruaja kishte kaluar përpara fadromës ndërsa drejtuesi i saj nuk kishte vënë re prezencën e saj. Ai e kishte ngarkuar gabimisht gruan dhe pak sekonda më vonë kishte marrë një sasi të madhe zhavorri.

Në vazhdim ai kishte shkarkuar zhavorrin bashkë me gruan në një platformë. Pak më vonë punonjësit kishte tentuar të ndihmonin gruan e cila gjendej e mbuluar nën një sasi të madhe materiali, por nuk kishin arritur në kohë.

Gruaja mbulohet e gjallë nga fadromat

Mediat Kineze kanë theksuar se aksidenti kishte ndodhur pasi shoferi po merrej me celularin e tij dhe prandaj nuk kishte realizuar se përpara tij gjendej viktima. Autoritetet lokale kanë konfirmuar se vdekja e saj kishte ardhur si rezultat i mungesës së oksigjenit dhe viktima ishte mbytur, sipas Global News .

Autoritetet po zhvillojnë dhe një hetim mbi ngjarjen, sipas gazetës Daily Mail. Në videon përkatëse, të cilën mund ta ndiqni më poshtë, duket qartë gruaja teksa qëndronte përpara fadromës në një fabrikë të qytetit Yidu.



Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report