Connect with us

Belgjika

Hiqet ndërrimi i orës për shtetet e Bashkimit Evropian

Published

on

Hiqet ndërrimi i orës për shtetet e Bashkimit Evropian featured

Komisioni i Transportit në Parlamentin Evropian vendosi heqjen e ndryshimit të orës pas vitit 2021. Me 23 vota pro dhe 11 kundër, Komisioni i Transporteve dhe Turizmit vendosi që ndryshimi i orës të marrë fund gjatë të dielës së fundit të muajit mars 2021. Ky vendim u mor për Shtetet e Bashkimit Evropian të cilat dëshirojnë të mbajnë orën e verës përgjithmonë, ose të paktën deri në një venim të ri.



Për shtetet që dëshirojnë të mbajnë orën dimërore ky ndërrim do të bëhet gjatë të dielës së fundit të muajit tetor të vitit 2021. Këto shtete kanë afat deri në prill të vitit 2020 për të vendosur se cilën orë do të mbajnë.

Ju rikujtojmë se gjatë muajit shkurt të vitit 2018, Parlamenti Evropian kishte kërkuar nga Komisioni Evropian me anë të një rezolute që të kryejë një vlerësim të plotë të direktivës ekzistuese. Gjithashtu, PE kishte kërkuar një rregullim për orën e verës dhe të paraqiste një propozim për rishikimin e saj.

Komisioni Evropian kishte organizuar një konsultim publik, gjatë verës së vitit 2018 në të cilën kishin marrë pjesë rreth 4.6 milionë qytetarë evropianë. Gjatë këtij konsultimi publik, 84% prej tyre ishin pro ndërprerjes së ndryshimeve 6 mujore dhe 16% ishin kundër.

Me datë 12 shtator të vitit 2018, kishte parashtruar një propozim për ndërprerjen e ndryshimeve të stinëve brenda vitit 2019, por Parlamenti kishte shtyrë vendimin e Shteteve Anëtare për dy vjet.

Vendimi i Komisionit të Transporteve dhe Turizmit duhet të aprovohet dhe nga një seancë plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg. Në vazhdim do të zhvillohen negociata me Këshillin Evropian në të cilin do të marrin pjesë 27 ministrat përgjegjës.



Më të lexuarat