Connect with us

Rusia

Hodhi vajzën e vogël nga kati i tretë pasi kishte kujtuar se është Gollum

Published

on

Hodhi vajzën e vogël nga kati i tretë pasi kishte kujtuar se është Gollum

Gjashtëdhjetë e nëntë vjeçarja, Galina Kobzeva, kishte tentuar të vriste të miturën, Nadya Shustova,  me thikë dhe çekiç, pak para se ta hidhte atë nga kati i tretë i një ndërtese në qytetin Samara.  Vajza e mitur kishte arritur shumë pranë vdekjes por kishte shpëtuar nga një mrekulli, sipas Daily Mail.

E moshuara ishte dënuar me një gjobë prej 8.530 dollarësh për «dëm moral».

Vajza e vogël kishte mbetur në spital për 4 muaj me radhë për shkak të frakturave të shkaktuara në trup dhe në kokë. Kur kishte zgjuar, ajo kishte deklaruar se thërriste për ndihmë pasi komshija e saj po e godiste dhe po e therte. Sipas dëshmisë së saj ajo thërriste vazhdimisht për ndihmë por nuk dëgjonte asnjeri.

Galina Kobzeva (gruaja e moshuar) kishte marrë përsipër të përkujdesej për vogëlushen. Në momentin që e kishte hedhur nga ballkoni, një kalimtare e rastit kishte parë incidentin dhe kishte thirrur menjëherë ndihmën e shpejtë. Sapo e kishte parë këtë  gruaja e moshuar kishte filluar ti  thërriste: «Mos e prek, një demon jeton brenda saj, duhet të vdesë».

E moshuara kishte deklaruar se gjatë asaj dite po pinte birra dhe në të njëjtën kohë po merrte dhe ilaçe.

Ajo tha se në momentin që kishte vajtur për të marrë fëmijën «kishte parë Gollumin nga filmi “Kryezoti i unazave, i cili  po e shikonte dhe po qeshte. Fillimisht ajo ishte larguar nga dhoma. Në vazhdim ajo kishte vajtur dhe kishte pirë disa birra dhe ishte kthyer në dhomën e fëmijës për tu përleshur me demonin e saj. Aty ajo kishte parë përsëri Gollumin teksa i buzëqeshte.

«Ajo kishte vendosur të luftonte me mostrën fantastike», deklaroi mamaja 25 vjeçare e vogëlushes, Oksana Baleyko. «Godiste vashdimisht Nadya-n dhe më pas kishte kapur një çekiç që kishim në ballkon». Me këtë çekiç ajo kishte filluar të godiste vogëlushen për ta lënë të vdekur, pasi në ato momente ajo mendonte se ishte Gollum.

Gruaja e moshuar (autorja), nuk mbante mend asgjë deri ditën tjetër që ishte zgjuar në qelinë e qendrës së paraburgimit. Vogëlushja i kishte treguar mamasë së saj gjithë historinë. “E moshuara” ishte munduar ta mbyste para se ta hidhte atë nga dritarja e katit të tretë.

Mjekët thanë se fëmija ishte në gjendje tepër kritike kur kishte arritur në spital, pasi ajo kishte shumë fraktura dhe plagë të shkaktuara nga një send i mprehtë. Gjithashtu, ajo kishte fraktura në shtyllën kurrizore dhe në legen.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report