Connect with us

Europa

Holanda i bën vërejtje Greqisë për refugjatët

Published

on

Holanda i bën thirrje Greqisë që të përmirësojë kushtet për refugjatët featured

Sipas një informacioni nga zëvendësministrja e drejtësisë së këtij së këtij vendi, Holanda ka fajësuar autoritetet Greke për refugjatët që jetojnë në Moria.

Deputetët Holandezë kanë kërkuar të informohen sistematikisht mbi kushtet e jetesës së refugjatëve që ndodhen në ishullin Mitilini të Greqisë.



Në një raport të quajtur «Vulnerable and Abandoned», Organizata Oxfam kishte regjistruar me detaje, kushtet në të cilat jetojnë 5.000 refugjatë në kampin e Moria-s. Në këtë raport janë zbuluar përdhunime grash dhe vdekje për shkak të ftohtit.

Zëvendësministri Holandez i Drejtësisë dhe Sigurimit, Mark Harbers, deklaroi se qeveria Holandeze ishte e bindur se: «Greqia duhet të bëjë më shumë që të përmirësojë kushtet për refugjatët që strehon në ishujt e saj».

Kujdesi të cilin ofron Greqia për refugjatët ka qenë gjithmonë një temë e diskutuar midis Holandës dhe Greqisë, qoftë në nivel politik apo zyrtar në nivele të larta.

Kryeministri Holandez ka biseduar me homologun e tij Grek mbi çështjen e kushteve dhe përmirësimin e tyre në dy këshillat e fundit Evropianë. Ai kishte theksuar nevojën për përmirësimin e kushteve.

Ai personalisht ka vënë në dukje se gjendet në kontakt të vazhdueshëm me Këshillin Evropian për çështjet që mbizotërojnë gjatë pritjes së refugjatëve në Greqi.

Këshilli i Ministrave të Holandës ka bërë vazhdimisht thirrje për përmirësimin e kushteve gjatë pranimit të refugjatëve nga shteti Grek. Holanda ka theksuar dhe dhënien e shpejtë të azilit, në mënyrë që ata që nuk përmbushin kriteret dhe nuk kanë të drejtën e mbrojtjes, të kthehen në vendet e tyre.

Në fund ai ka theksuar se kjo është përgjegjësi e Greqisë, pasi ajo po merr mbështetje të madhe, financiare dhe materiale, nga Komisioni Evropian, Easo, Frontex dhe Shtetet Anëtare.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report