Connect with us

Azia

HUAWEI ka ngritur padi ndaj qeverisë së SHBA-së

Published

on

HUAWEI ka ngritur padi ndaj qeverisë së SHBA-së featured

Grupi kinez i telekomunikacioneve, Huawei ka ngritur një padi ndaj qeverisë së SHBA-së. Kjo ka ndodhur sepse Uashingtoni ka ndaluar agjencitë federale të përdorin produktet dhe shërbimet e kolosit kinez.

Sipas kësaj padie, SHBA-ja nuk kishte dhënë shpjegime të mjaftueshme për të bazuar këtë vendim. Ndërkohë, Huawei ka hedhur poshtë çdo pretendim se kjo kompani lidhet ngushtë me qeverinë Kineze.

«Kongresi Amerikan nuk ka paraqitur asnjë fakt të argumentuar për të justifikuar ndalimin mbi përdorimin e produkteve të kompanisë HUAWEI. Jemi të detyruar të ndërmarrim veprime ligjore», kishte deklaruar njëri nga presidentët e kësaj kompanie, zoti Gouo Ping.

Huawei ka ngritur një padi ndaj qeverisë së SHBA-së.
HUAWEI ka ngritur padi ndaj qeverisë së SHBA-së

«Kjo embargo nuk është vetëm e jashtëligjshme, por gjithashtu pengon pjesëmarrjen e kompanisë Huawei në një konkurencë të ndershme. Kjo dëmton edhe konsumatorët Amerikanë», kishte shtuar ai.

«Nëse tërhiqet ky ligj, siç duhet, Kompania Huawei do të ishte në gjendje ti ofrojë Amerikës teknologji më të avancuar. Do të ndihmonte në ndërtimin e një rrjeti 5G më të mirë», tha ai.

Ai deklaroi se grupi privat Kinez do të kërkojë dëmshpërblim dhe interesa për dëmet që ka pësuar Huawei  për shkak të kufizimeve antikushtetuese të vendosura mbi të.

HUAWEI ka ngritur padi ndaj qeverisë së SHBA-së duke lëshuar akuza serioze

«Qeveria Amerikane nuk humbet asnjë shans kur bëhet fjalë për prishjen e imazhit të kompanisë», kishte deklaruar Gouo Ping. Këtë deklaratë e kishte bërë gjatë konferencës për shtyp që ishte organizuar në selinë e Huawei, në Shenzen. Gjithashtu, ai ka denoncuar se Qeveria e Shteteve të Bashkuara kishte thyer serverat e kompanisë duke vjedhur e-mail dhe kode të tjera.

Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar përdorimin e produkteve të kësaj kompanie nën pretekstin e sigurisë kombëtare. Gjithashtu, ka ndaluar pjesëmarrjen e kësaj kompanie në zhvillimin e rrjetit 5G brenda territorit Amerikan. Në të njëjtën kohë, Uashingtoni për ushtron presion mbi shtetet aleate në mënyrë që të ndërmarrin masa të ngjashme kundër kësaj kompanie.

Sipas gazetës Washington Post, Partia Komuniste e Kinës mund të përdorë teknologjinë dhe pajisjet e Huawei për të spiunuar shtetet e tjera. Gjithashtu, mund të shkaktojë probleme në rrjetin e komunikacioneve në këto shtete.

Kjo padi është pjesë e përpjekjes disa mujore nga kompania për tu përballur me pretendimet se produktet e saj përbëjnë rrezik për sigurinë. Në kuadër të kësaj fushate, 74 vjeçari Ren Zhengfei, themelues i kompanisë Huawei, ka dhënë një sërë intervistash në mediat e huaja duke ju referuar kësaj çështjeje.


HUAWEI ka ngritur padi ndaj qeverisë së SHBA-së (video).

Më të lexuarat