Connect with us

Europa

Humbet jetën e tij krye bashkiaku Polak

Published

on

Humbet jetën e tij krye bashkiaku Polak

Humbet jetën e tij krye bashkiaku  i qytetit polak Gdansk, zoti Paweł Adamowicz, icili u sulmua me thikë nga një person gjatë një eventi bamirësie.

Krye bashkiaku Polak,  gjatë ditës së djeshme ishte nënshtruar një operacioni i cili kishte zgjatur 5 orë, ndërsa gjendej totalisht nën kontrollin e makinerive.

Gjendja e tij ishte shumë e rëndë dhe shanset që i kishin mbetur për të mbijetuar ishin të pakta. Ai kishte humbur një sasi të madhe gjaku dhe kjo i shkaktoi atij hypoxemia. Qindra qytetarë i ishin përgjigjur thirrjes për dhurim gjaku.

Paweł Adamowicz, i cili ishte kryetar bashkie që nga viti 1998, ishte sulmuar dje në mbrëmje gjatë një manifestimi për mbledhjen e fondeve për blerjen e disa makinerive mjekësore. Sulmi ndaj tij u krye gjatë momentit që ai gjendej në tribunë. Ngjarja ndodhi përpara syve të qindra qytetarëve që ishin mbledhur aty.


Humbet jetën e tij krye bashkiaku Polak post

U godit disa herë radhazi me thikë

Autori i ngjarjes është një 27 vjeçar i cili sapo kishte dalë nga burgu, pasi kishte kryer një dënim 5 vjeçar për grabitje bankash. I riu i ishte afruar tribunës dhe pasi goditi disa herë radhazi me thikë krye bashkiakun, mori mikrofonin dhe tha se kishte hyrë në burg ndërsa ishte i pafajshëm.

Ai tha se qeveria e platformës së qytetarëve e kishte dërguar atë në burg ndërsa në realitet ishte i pafajshëm. Më tej ai deklaroi se dhe ishte torturuar. << >>, tha ai.

Megjithatë sipas informacioneve paraprake motivimi i autorit Stefan.B ishte personal dhe jo Politik. Shëndeti i tij mendor ishte rënduar shumë gjatë kohës që vuante dënimin në burgjet Polake.




Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report