Connect with us

Azia

I dehuri bëhet akrobat mbi kabullin e tensionit të lartë

Published

on

I dehuri bëhet akrobat mbi kabullin e tensionit të lartë featured

Një kinez kishte vënë kandidaturë serioze për një vend në “Cirque de Soleil”. Pasi ai zëvendësoi gjakun e tij me alkool kishte filluar të bënte akrobaci mbi kabujt e tensionit të lartë për tre orë me radhë. Rreziku ishte aq serioz sa njerëzit nuk e dinin nga ta prisnin të keqen pas ai ndodhej 10 metra lartësi, duke ecur me këmbë të zbathura mbi rrjetin e tensionit të lartë. Imagjinoni se çfarë mund të bëjë ky njeri po të jetë esëll.


I dehuri bëhet akrobat mbi kabullin e tensionit të lartë post

Disa të panjohur kanë dëshmuar duke thënë se një person i panjohur kishte bërë numra akrobatikë mbi kabullin e korrentit që furnizon një lagje të tërë të Kinës. Sipas dëshmive ai nuk ishte aspak i trembur, madje, nuk e interesonte aspak fakti se mund të karbonizohej i tëri. Me sa duket ata kishin të drejtë, thonë të vërtetën.

Menjëherë ishte lajmëruar zjarrfikësja, dhe zjarrfikësit kishin këputur korrentin për arsye sigurie. Të paktën duke reduktuar mundësinë e vdekjes nga korrenti pasi ai akoma gjendej në rrezik. Ai ishte i dehur dhe po bënte numra në një distancë prej 10 metrash nga toka.



E vetmja gjë që e kishte detyruar të zbresë poshtë ishte lodhja. Me sa duket pas disa orësh atë e kishin braktisur fuqitë e tij dhe në këtë mënyrë kishte përfunduar spektaklin. Sipas informacioneve ai është mirë nga shëndeti por nuk kemi asnjë informacion mbi vazhdimin e aventurës së tij. Ku i dihet, mbase ishte i dashuruar.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat